
Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike
Bujar Osmani në emisionin Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje paralmentare. Ai gjithashtu theksoi se pa u kthyer Balancuesi, Badenteri dhe pa garantimin e Ligjit të gjuhëve nuk mund të ketë politikë si zakonisht.
“Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri. Shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë ditën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është obligim moral, është obligim kombëtarë, është obligim njerëzor ndaj atyre që kanë dhënë jetën për këtë gjuhë. Edhe ne tash do bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur”.
“Po kryetari i Gjykatës Kushtetuese paska vendosur ashtu edhe ne nesër do të dalim të pimë kafe në qytet, edhe nesër do të bëjmë fushatë për komunat. Prandaj them, krizë e thellë politike në të cilën nuk mund të vazhdon menyrën e njëjtë pa u ulë me bisedu se çka bëjmë me Marrëveshjen e Ohrit. Pa e kthy Balancuesin, pa e kthy Badenterin, pa e kthy legjitimitetin dhe pa e garantuar Gjuhën nuk mund të ketë politikë si zakonisht”, tha Osmani.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating