
MPB: Kallëzim penal kundër një zyrtari policor për marrje të ryshfetit
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në MPB, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor S.F për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale të “marrjes së ryshfetit”.
“Me datë 15.12.2024 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, i akuzuari S.F., zyrtar policor në stacionin policor të kalimit kufitar Bllacë e Poshtme, ka kërkuar dhe ka pranuar të holla për të kryer një veprim zyrtar që nuk i është lejuar ta kryejë. Gjegjësisht, gjatë kontrollit të personave që kalojnë kufirin shtetëror për në Kosovë, për shpërblim monetar, një person është lejuar të kalojë kufirin shtetëror me një dokument udhëtimi dukshëm të dëmtuar dhe të ndryshuar, me ballinë të grisur, ndërsa të dhëna biometriket ka qenë e ndarë nga dokumenti i udhëtimit dhe më pas është ngjitur në mes të faqeve. Gjithashtu, i pandehuri nuk e ka regjistruar personin në regjistrat kufitar si person që ka kaluar kufirin shtetëror dhe nuk ka kontrolluar nëse ka kaluar në regjistrat e kontrollit”.
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të paraqesë propozimin për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga MPB.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating