
Youtube u përjashtua nga ligji për rrjetet sociale, Meta e TikTok zemërohen me Australinë
Në fund të vitit të shkuar, Australia miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Tani Meta, TikTok dhe Snapchat s’janë shumë të lumtura që është bërë një përjashtim: YouTube.
Australia e ka cilësuar platformën si një mjet i rëndësishëm edukimi dhe e lejon përdorimin, pavarësisht hamendësimeve se do të përfshihej edhe Youtube.
Muajin e kaluar, raporti i Komisionerit të Sigurisë Elektronike në Australi, rezultoi se YouTube është platforma më e përdorur nga 13-15 vjeçarët. Çdokush që është nën 16 vjeç duhet të jetë pjesë e një llogarie familjare që ka të drejta të vëzhgimit prindëror për ta përdorur.
“S’është logjike të ndalohen dy platforma duke përjashtuar të tretën”, u shpreh drejtoresha e politikave publike të TikTok në Australi. Ndërkohë Meta është shprehur se qeveria australiane nuk është transparente dhe përbën “një tallje për qëllimin e shprehur të qeverisë për mbrojtjen e të miturve kur u miratua ligji”.
Snapchat ndoqi linjën e këtyre kompanive duke deklaruar: “Duhet të ketë një aplikim të drejtë dhe të paanshëm të përjashtimeve dhe të gjitha shërbimet duhet të ofrohen në të njëjtin standard”. Njëkohësisht, Snap thotë se është një shërbim për dërgimin e mesazheve dhe s’duhet të ndalohet.
Ligji i Australisë për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç duhet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Koha do të tregojë nëse zemërimi i kompanive të mëdha do të ndikojë në ndryshimin e qasjes për YouTube./tvklan.al
Të Tjera
Faton Ahmeti: Bilall Kasami paska zbuluar “kërcënimin” e radhës për sovranitetin e Maqedonisë së Veriut: Tiranën zyrtare dhe kryeministrin Edi Ramën!
Po kur skena politike në Shkup nis të ngushtohet, gjithmonë ka nga ata që shpikin “armikun e jashtëm” për të...
Lloga: VLENI frikohet t’i reagojë Stoilkoviçit e Mickoskit, por fryhen si gjela ndaj shqiptarëve
“Lotet e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro...
Kasami: Edhe pa Taravarin, VLEN-i peshon njësoj! Taravari: Ngatërrim numrash dhe ekuacionesh
Për kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pesha e koalicionit VLEN është e njëjtë edhe pa Taravarin. “Unë vlerësoj se...
Arrestimet për tragjedinë në Koçan, reagon edhe VLEN
Koalicioni VLEN rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e shprehur publikisht. Nuk duam që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë...
Opozita me shumë dyshime për hetimin! Akuza për anësi dhe përpjekje për nxitje tensionesh
Partitë opozitare kanë vazhduar reagimet për mënyrën se si po zgjerohet dhe zhvillohet hetimi për tragjedinë në Koçan. BDI shkruan...
Faton Ahmeti: Ky nuk është sulm ndaj një partie, por ndaj një populli
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar ngjarjet e fundit se...
Average Rating