Retë gri mbi NATO dhe BE

Read Time:1 Minute, 33 Second

Retë gri varen mbi BE dhe NATO, e ardhmja e tyre nuk dihet, prandaj duhen shumë përpjekje për të arritur paqen e qëndrueshme botërore. Kështu deklaroi nga foltorja në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, duke folur për luftën në Ukrainë dhe për turbullirat që po ndodhin në skenën politike botërore në atë kontekst.

‘Në muajt e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë se në të dyja anët e Atlantikut ka vizione të ndryshme se si duhet të duket paqja. Koha do të tregojë se deri në çfarë mase është e mundur të krijohet një vizion i përbashkët për atë paqe. Për ne është e rëndësishme që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë dhe jo një e ardhme e pasigurt”, tha Jandrokoviq, përcjell PressOnline.al

Duke tërhequr paralele mes përvojës së Kroacisë me luftën e viteve 1990 dhe luftës aktuale në Ukrainë, Jandrokoviç tha se Kievi duhet të përfshihet në bisedime për të arritur paqen, përndryshe do të ishte një goditje e fortë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe promovimi i një rendi të bazuar në fuqinë e më të fortëve.

“Nuk mund të ketë diskutim për paqen në Ukrainë pa pjesëmarrjen e ukrainasve, pasi kjo rrezikon sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial. Do të ishte gjithashtu një goditje e fortë për të drejtën ndërkombëtare dhe botën që ne kemi ndërtuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai rend nuk mund të lëkundet, sepse do të ishte një precedent i pabesueshëm që do të krijonte destabilitet dhe do të thoshte justifikim për agresionin”, tha Jandrokoviq, përcjell PressOnline.al

Sipas tij, në një kohë pasigurie, kur dy organizatat më të fuqishme NATO dhe BE po përballen me sfida, e vetmja rrugë e vërtetë është të ndjekësh lëvizjet globale me kujdes dhe parashikueshmëri, të punosh në mbrojtje, por edhe të qëndrosh pranë miqve dhe aleatëve.(PressOnline.al)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Si e ndihmoi Komuna e Tetovës profesorin Faton Murseli që të ndërtojë pa leje në Kodrën e Diellit në tokën e dikujt tjetër
Next post Degradimi i shqiptarëve, reagon Faton Ahmeti