Sa do të jetë paga minimale nga muaji mars?

Read Time:58 Second

Kur ka mbetur vetëm një javë nga miratimi përfundimtar i pagës së re minimale, punëtorët dhe kompanitë ende nuk e dinë se sa do të jetë ajo. Llogaritjet janë bërë së fundi dhe sipas Ligjit, paga minimale në vend me shumë gjasa do të rritet për rreth dy mijë denarë, shkruan PressOnline.al

Rritjen e pagës minimale në 500 euro kërkojnë edhe sindikatat, duke besuar se shuma aktuale nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat elementare të punëtorëve.

Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se rregullimi ligjor i pagës minimale sipas metodologjisë së re, nga 22.500 në 24.400 denarë, nuk duhet të shkaktojë probleme të mëdha në punën e kompanive.

Nëse do të pranohet propozimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore për rritjen e pagës minimale në 500 euro, me kusht që shteti të mbulojë kontributet e rritura për sigurim pensional dhe invalidor, do të mësohet gjatë këtij muaji, kur duhet të merret vendimi përfundimtar për shumën e pagës minimale.

Ndryshe, paga minimale aktuale, e cila është 22.500 denarë, është një shumë që e vendos vendin në fund sa i përket pagës minimale, krahasuar me vendet e rajonit.(PressOnline.al)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Next post Moti sot në Maqedoninë e Veriut