
ASH mesazh deputetit Kovaçki: Armata dhe shteti nuk janë “maqedonase”, por të gjithë qytetarëve
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj deputetit Dragan Kovaçki. ASH-Sela thonë në reagim se Armata nuk është maqedonase, por e të gjithë qytetarëve dhe se qeverisja aktuale po ofendon dhe degradon kuadrot shqiptar edhe në Armatë.
Reagimi i plotë:
Përmes kësaj përgjigje publike duam t’i bëjmë me dije deputetit Dragan Kovaçki se shqiptarët nuk janë të gjithë si Vleni dhe as nuk janë jetim.
Fillimisht deputeti Kovaçki duhet të bindet se Armata, ashtu si edhe shteti në përgjithësi nuk janë “maqedonase” e aq më pak të një partie, por të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Z.Kovaçki nuk ka nevojë për nervozë, ne flasim me fakte dhe ju duhet tu përgjigjeni fakteve. Për çfarë shteti po flisni, kur të njëjtit person nji herë i është refuzuar certifikata e sigurisë dhe tani të njëjtit i jepet edhe pse kjo nuk lejohet!?
Aleanca për Shqiptarët nuk është “pjesë e mbetur” dhe as uzurpatorë, por përkundrazi, ka qenë dhe vazhdon të jetë përfaqësues legjitim dhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. Planet dhe dëshirat tuaja për të shkatëruar Aleancën për Shqiptarët përmes disa vasalëve tuaj kanë dështuar dhe këtë duhet ta kuptoni një ditë e më parë.
Ofendimin dhe baltosjen e kuadrove profesioniste në Armatë duhet ta ndaloni ju, që nga ardhja në pushtet keni degraduar e denigruar profesionistët vetëm pse janë shqiptarë dhe nuk janë të nënshtruar ndaj jush.
E dijmë që Ziadin Sela ju është bërë therrë në sy juve dhe të gjitha qarqeve nacionaliste maqedonase, pasi ai as nuk shitet dhe as nuk frikësohet. As vreri që vjellni ju nuk do ta hesht zërin e tij dhe të çdo anëtari të Aleancës për Shqiptarët, sa herë që ju të tentoni të godisni shqiptarët. Ne do të jemi zëri i çdo ushtari, çdo eprori e gjenerali në Armatën e RMV-së, si edhe çdo qytetari që i cënohet e drejta nga pushteti juaj.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating