
Tentoi të vrasë një person për borxhe, ngritet aktakuzë ndaj 37-vjeçarit
Pas përfundimit të hetimeve, një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale Vrasje në tentativë, sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Lidhur me të njëjtin rast, është ngritur edhe një propozim akuze kundër një personi tjetër për Ndihmë ndaj autorit pas kryerjes së një vepre penale, në bazë të nenit 365 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Një 37-vjeçar është akuzuar për vrasje në tentativë, pasi më 10 dhjetor 2024, në fshatin Mirkovc, ka tentuar me dashje të vrasë një person për shkak të mosmarrëveshjeve financiare të mëparshme.
Sipas aktakuzës, ai, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, ka shkuar me taksi para shtëpisë së babait të viktimës dhe e ka thirrur këtë të fundit të dalë jashtë. Në momentin që viktima është shfaqur te dera hyrëse, i akuzuari ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar drejt tij. Viktima e ka vërejtur armën në kohë dhe është tërhequr pas derës, e cila është mbyllur automatikisht, ndërsa plumbi ka përfunduar në mur, pranë kornizës së derës hyrëse.
I akuzuari ka tentuar të hyjë me forcë në shtëpi, duke goditur derën, por pasi nuk ka mundur, është larguar bashkë me bashkëpunëtorin.
Personi i dytë i akuzuar ka ndihmuar të parin duke marrë armën pas krimit. Më 23 dhjetor 2024, ai ka përdorur të njëjtën armë për një tjetër vepër penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, për të cilën, pas pranimit të fajësisë, është dënuar më 22 janar 2025.
Prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për të akuzuarin kryesor, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbetet në paraburgim deri në hyrjen në fuqi të dënimit për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating