
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas tij, nga lojërat e ulëta dhe skenarët e VMRO-së, Levicës dhe LSDM-së, për të debllokuar Ligjin për “branitella” përmes thirrjes së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë me urdhëresa.
“Nëse dëshiron ta debllokojë vetëm komisionin në fjalë, ai duhet të bëjë diçka tjetër, të thërret seancë plenare, bashkë me shumicën të shfuqizojnë konkluzionin dhe interpelancën ndaj kryetares së komisionit, Ilire Dauti dhe pastaj me propozim të grupit parlamentar të Frontit Europian të zgjedhim përsëri zonjën Dauti për kryetare komisioni”.
“Nga Fronti Europian nuk do të dërgojmë asnjë propozim tjetër dhe nuk do të pranojmë asnjë lojë tjetër të errët që ka gatuar Gashi me padronët e tij për të kontrabanduar Ligjin për Branitella, por i bëjmë thirrje që të mos provojë këtë ta bëjë as me ndonjë deputet tjetër duke e emëruar si kryesues”.
“Tentativa e sotme për të thirrur mbledhje të Komisionit për Politikë Sociale konfirmon pikërisht atë që ne e paralajmëruam që në fillim, se shkarkimi i Ilire Dautit nga shumica parlamentare, me propozim të vendosur në rend dite nga Afrim Gashi, ka për qëllim t’i hap rrugën debllokimit të Ligjit për Branitella, andaj sot i bëjmë thirrje që të kthjellet dhe të tërhiqet nga këto skenare”, thuhet në reagimin e deputetit Aziri.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Kryetari Komunës së Gazi Babës akoma nuk e përfill shqipen!
Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka trajtuar shpesh herë temat që kanë të bëjnë me mos respektimin e Ligjit për Zbatimin...
Average Rating