
Mungesa e ujit të pijshëm, reagon BDI- Tetovë
Jemi mbledhur sot për të ngritur një shqetësim madhor që prek çdo familje tetovare – mungesën e ujit të pijshëm dhe abuzimin e pafalshëm me çmimet e shërbimeve bazë. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kur solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin duhet të jenë në qendër, Komuna e Tetovës dhe Bilall Kasami po tallet hapur me qytetarët e saj.
Tetova sot është qyteti ku uji – kjo nevojë elementare e jetës – është bërë luks! Familjet agjërojnë gjatë ditës dhe në mbrëmje, kur vjen koha për të prishur agjërimin, nuk kanë ujë as për të pirë, as për të kryer nevojat më elementare higjienike.
Ironia dhe padrejtësia nuk ndalen këtu. Ndërsa rubinetat janë bosh, faturat e ujit po rriten në mënyrë të pamëshirshme. Në disa zona, qytetarët po paguajnë dy, tre, madje edhe katërfish më shumë për një shërbim që nuk e marrin! Ky është abuzim i drejtpërdrejtë dhe mungesë totale përgjegjësie.
Si mund të flasim për dinjitet, përkujdesje dhe drejtësi, kur Komuna e Tetovës e ka lënë qytetin në etje? Si mund të heshtim kur fëmijët tanë nuk kanë ujë për të pirë, ndërsa pushtetarët shfaqin indiferencë të turpshme ndaj halleve të qytetarëve?
Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur! Kërkojmë me urgjencë:
1. Rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Tetovës.
2. Anulimin e menjëhershëm të rritjes së padrejtë të çmimeve për shërbimet e ujit.
3. Transparencë të plotë mbi menaxhimin e ujësjellësit dhe përgjegjësi për këtë krizë.
Zëri juaj nuk do të shuhet – bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet të padrejtë!
Amet Rexhepi, këshilltar i BDI-së në Kuvendin komunal të Tetovës
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating