Parkingu në Qendrën Klinike/ LSDM: Nuk është e qartë se kush gënjen më shumë – Mickoski apo Taravari?!

Read Time:1 Minute, 24 Second

Deklaratat e Taravarit dhe Mickoskit për dhënien në menaxhim të parkingut të Klinikës së SHkupit kompanisë në “Gjoka Construction”, ku 99% e fitimit do t’i shkojë kompanisë shqiptare dhe vetëm 1% do t’i mbetet shtetit, janë kontradiktore dhe tregojnë qartë se pas kësaj marrëveshjeje fshihet një marrëveshje e dyshimtë, kanë reaguar edhe sot nga LSDM.

Së pari, si ka mundësi që Taravari të pretendojë se marrëveshja do të jetë për 7-8 vjet dhe më pas nuk do të jetë qendra klinike, kur vetëm pak javë më parë qeveria konfirmoi se nuk do të ndërtohet një qendër e re klinike? Kjo do të thotë se Qendra Klinike do të qëndrojë në të njëjtin vend. Pse Taravari gënjen publikun dhe përpiqet të zbusë kritikat me deklarata të tilla? Kjo tregon qartë se ai e di mirë që marrëveshja është e dëmshme, por dëshiron ta bëjë sa më të lehtë për publikun.

Për më tepër, a lë Mickoski qëllimisht hapësirë për nënshkrimin e kontratës kur thotë: “Ne e kemi parasysh specifikën e tenderit dhe, natyrisht, nuk do të zgjidhet një kompani që nuk ka kredibilitet, nuk ka kredibilitet, as karakteristika teknike dhe këtu përfundon gjithçka”? A do të thotë kjo që nëse kompania ka aftësi paguese dhe besueshmëri, duhet të nënshkruhet kjo kontratë skandaloze? Pse Mickoski nuk e refuzoi menjëherë, por hezitoi? A është edhe ai pjesë e gjithë kësaj marrëveshjeje?

LSDM kërkon:

Publikimin urgjent të prokurimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Publikimi urgjent i studimit të fizibilitetit në bazë të të cilit është shpallur tenderi.

Transparencë e plotë nëse marrëveshja dëmtuese me “Gjoka Construction” ishte përgatitur paraprakisht.

E gjithë kjo nuk guxon të fshihet!”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /tvklan.mk/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Arben Taravari dhe VLEN po sjellin ndryshimin në shëndetësi!
Next post Dështon zhbllokimi i Komisionit për politikë sociale