Reagime dhe mbështetje nga vendet fqinje dhe ata të BE-së

Read Time:1 Minute, 21 Second

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë në diskotekë. Duke i shprehur ngushëllimet Mickoskit dhe autoriteteve, Rama ka thënë se Shqipëria dhe shqiptarët janë gati për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti reaguan pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut. “Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, është shprehur Osmani. Kurti ka shprehu ngushëllime për familjet, Qeverinë dhe autoritetet e Maqedonisë, ndërsa të lënduarve i uron shërim të shpejtë.

Qeveria e Serbisë nga ana tjetër ka paralajmërua se në seancën e nesërme do ta shpallë 18 marsin ditë zie për mbarë vendin për shkak të tragjedisë në Koçan, duke ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Ndihmë mjekësore pas tragjedisë janë shprehur të gatshëm të japin edhe shtetet e tjera fqinje, Bullgaria dhe Greqia. “Ministri George Gerapetritis shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, duke përfshirë mbështetjen mjekësore dhe ekipet e shpëtimit”, njoftoi Ministria e Jashtme greke.

Për tragjedinë ka reaguar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Përmes një postimi në rrjetin X, Kallas shprehu ngushëllimet për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke shtuar se BE-ja ndan dhimbjen me popullin e Maqedonisë së Veriut.
“Thellësisht e pikëlluar për zjarrin tragjik, i cili mori shumë jetë të reja në Koçan. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. BE-ja ndan dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Maqedonisë së Veriut,” shkroi ajo./Alsat.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sela: Mëngjes i trishtë për të gjithë
Next post Dalin gjetjet fillestare, kuptohet shkaktari i zjarrit në Koçan