
Toshkovski: Numri i të vdekurve në Koçan shkoi në 59, mes tyre edhe një polic, për katër persona është lëshuar urdhër arrest
Pesëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në Koçan në deklaratën e tij në ora 12:00, transmeton Portalb.mk.
“Deri në ora 11:30, sa kemi marrë informata ka 59 të vdekur, nga to janë identifikuar 35 nga të vdekurit. 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.” tha Toshkovski.
Ai tha se ka 155 persona të lënduar dhe po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin. Ka ndërruar jetë edhe një punonjës policie nga Probishtipi, i cili ndodhej në diskotekë.
“Ky punonjës policie duhej të ishte shpallur polici më i mirë për territorin e Probishtipit. Ai ka ndërruar jetë gjatë kontrollit për zbulim të mundshëm të drogës dhe të lehta” tha Toshkovski.
Për katër persona është lëshuar urdhër arrest.
“Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Publike ka lëshuar urdhër-arrest qendror për katër persona të lidhur me zjarrin në diskotekë. Për momentin po sigurohet dokumentacioni nga Ministria e Ekonomisë për diskotekën dhe personat e lidhur me të”, shtoi ministri.
Kur u pyet për të dyshuarit ai nuk komentoi.
“Për momentin nuk mund të jap asnjë detaj të mëtejshëm për katër personat për të cilët është lëshuar një urdhër arresti”, tha ai.
„Sipas informacioneve të para, zjarri shpërtheu si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale. Shkëndijat përfshinë pjesën e tavanit që ishte bërë nga material i lehtë dhe i djegshëm, pas së cilës zjarri u përhap shpejt. Do të kryhet autopsi për çdo person të vdekur, për t’u identifikuar“, tha ministri Toshkovski në një konferencë për media në Koçan në ora 10:00.
Në pyetjen nëse diskoteka kishte leje dhe kush e lejoi që të hapet një diskotekë në një shtëpi me grila në dritare dhe që është ngjitur me shtëpi të tjera, Toshkovski tha se tashmë janë arrestuar disa persona në lidhje me zjarrin dhe do të përcaktohet përgjegjësia.
Një ekip prej pesë prokurorësh ka filluar hetimet.
Ndërkaq ekipet e Kryqit të Kuq po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve.
Të Tjera
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia
Qytetarët e revoltuar, kryesisht të rinj, kanë demoluar sot lokalin e dytë të pronarit ku ndodhi tragjedia. Pas një grumbullimi...
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kreu i Koçanit: Prokuroria të më hetojë edhe mua
Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 59 persona, e numri i të plagosurve arriti të...
Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...
Tensione gjatë protestës në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë
Në qytetin e Koçanit sot po protestohet pas zjarrit tragjik që shpërtheu në një klub nate në të cilën humbën...
Filipçe: Mos të politizohet tragjedia e Koçanit
Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe apeloi që të mos politizohet tragjedia e Koçanit, ndërsa organet hetuese të mos kursejnë...
Tragjedia në Koçan, shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit
Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar...
Average Rating