
Filipçe: Mos të politizohet tragjedia e Koçanit
Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe apeloi që të mos politizohet tragjedia e Koçanit, ndërsa organet hetuese të mos kursejnë askënd që është përgjegjës, qoftë ish funksionarë apo aktual. Filipçe porositi që koha nuk është për përplasje politike, por për unitet.
“Apeloj deri tek organet hetuese, Prokuroria, rregullisht të njoftohet çdo ditë, nëse duhet edhe dy herë në ditë se çfarë saktë bëhet që të parandalohen spekulimet. Nevojitet përgjegjësi për çdonjërin, nevojitet përgjegjësi për të gjithë ne si qytetarë dhe na nevojitet unitet. Kjo nuk është koha për përplasje politike. Duhet të tregojmë njerëzi dhe unë ju premtoj se nuk do të lejoj politizim të gjithë këtij procesi, njëjtë sikur nuk do të lejoj dikush të kursehet dhe si opozitë, zgjuar dhe intensivisht do të ndjekim që ky proces të shkojë në drejtim të rregullt”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM.
Të Tjera
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia
Qytetarët e revoltuar, kryesisht të rinj, kanë demoluar sot lokalin e dytë të pronarit ku ndodhi tragjedia. Pas një grumbullimi...
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kreu i Koçanit: Prokuroria të më hetojë edhe mua
Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 59 persona, e numri i të plagosurve arriti të...
Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...
Tensione gjatë protestës në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë
Në qytetin e Koçanit sot po protestohet pas zjarrit tragjik që shpërtheu në një klub nate në të cilën humbën...
Tragjedia në Koçan, shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit
Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar...
Diskoteka nuk lejohet në zonë banimi, por procedurat për licencë janë lehtësuar dhe janë lënë në ndërgjegjen e pronarëve
Licenca për diskotekë mund të merret vetëm me një aplikim që pronari e nënshkruan vetë, duke deklaruar se plotëson kushtet...
Average Rating