
Kadriu e ashpër ndaj Mickoskit: Ai duhet të përgjigjet, nuk janë vetëm shqiptarët ata që djegin institucione
Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu sërish ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili duke komentuar konferencat për shtyp të BDI-së pas rastit tragjik në Koçan, tha se “për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpitë” ish-funksionarët. Kadriu në deklaratë për TV21 tha se Mickoski duhet fillimisht të marrë përgjegjësi, pastaj të kërkohet përgjegjësi edhe nga ish pushteti ekzekutiv.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1177931793702883/?ref=embed_video
“Unë kam reaguar edhe atëherë dhe reagoj edhe sot, dhe do të vazhdojë të reagojë në çdo moment kur gishti do të drejtohet vetëm nga shqiptarët. Jo, Mickoski është kryeministër dhe në qoftë se ai e ka pasur shumicën dhe krekoset me atë shumicë dhe ka luajtur me kartën e nacionalizmit, nuk duhet ta drejtojë gishtin nga shqiptarët, se nuk janë vetëm shqiptarët ato që djegin institucione dhe nuk mbart askush përgjegjësi. Është një vit ai që ka pozitë, është një vit kryeministër i këtij vendi dhe mbi të gjitha, në radhë të parë, akt moral është ai të përgjigjet, pastaj të kërkojë llogari nga pjesa e të kaluarës, sepse ajo pjesë e të kaluarës i ka inkorporuar dhe instaluar këto njerëz që sot i bartin gjithë kotë pozita”, tha mes tjerash Kadriu në deklaratë për TV21.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating