
Mickoski: Çdo objekt që nuk i plotëson kushtet, do të mbyllet dhe do të sanksionohet
Kryeministri i vendit, Hristjan Mickoski në paraqitjen e sotme para mediave bëri të ditur se është duke u zhvilluar aksion nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në të gjithë territorin e vendit, transmeton TV21. Mickoski bëri të ditur se çdo objekt që nuk i plotëson minimum kushtet minimale nuk do të funksionojë, do të mbyllet dhe do të sanksionohet.
“Për momentin është duke u zhvilluar aksion nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në të gjithë territorin e vendit, dhe nëse sipas Ligjit për hotelieri, licencohen “kabaret”, licencohen diskotekat e hapura dhe të mbyllura. Më 2007 është ndryshuar ligji, në atë ndryshim ligjor, dokumentet që i plotëson personi juridik që kërkon licencë, е plotëson se i përmbush kushtet. Por problemi çka është më pas nuk kontrollohen ato dokumente. Për shembull ky objek me atë hapësirë nuk mundet të jetë kabare dhe të kërkojë licencë për kabare. Dhe rrini të sigurt se çdo objekt që nuk i plotëson kushtet ashtu siç i kërkon ligji, minimum kushtet teknike nuk do të mund të funksionojë. Do të bëhet kontrollë e detajuar, dhe të gjithë ato që nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjit, do të mbyllen dhe do të sanksionohen”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Të Tjera
Stoilkoviç shpërblen Arben Fetaun, ai e dinte shumë ditë më parë cila shoqatë e vendlindjes së tij ka fituar (DOKUMENT)
Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë...
ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...
BDI: Drejtori shqiptar i VLEN-it në QMK pranon 12 Maqedonas dhe vetëm 3 Shqiptarë
Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon praktikat diskriminuese...
Pastrim sistematik i projekteve shqiptare nga kultura te Stoilkoviç dhe i radhës?
Publikimi i rezultateve të Ministrisë për Sistem politik ku Ivan Stoilkoviç masakroi organizatat shqiptare nuk është i vetmi në qeverisjen...
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim...
Shumica pa Badenter, Kuvendi në ngërç
Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut rrezikon të ngecë në procesin e miratimit të reformave thelbësore për vendin, për shkak...
Average Rating