
Tre pacientët e shtuar për kurim në spitalin e Selanikut akoma janë në gjendje kritike, thotë drejtoresha e Spitalit
Tre pacientë të moshës 19, 25 dhe 26 vjeç, dy vajza dhe një djalë të cilët nga e diela janë të shtruar në spitalin Papanikolaou në Selanik, janë në gjendje kritike dhe ende nuk mund të thuhet se jeta e tyre është jashtë rrezikut, sipas drejtoreshës së Djegieve në Spitalin e Selanikut, Sofia Papadopoulou, njoftoi korrespondenti i MIA-s në Athinë.
Pas vizitës së ministrave Moutsounski dhe Taravari në spital, Dr. Papadopoulou në një deklaratë për mediat greke shpjegoi se të tre pacientët kanë djegie nga 15 deri në 25 për qind të trupit. Sipas saj dy prej pacientëve do t’i nënshtrohen operacionit për herë të dytë sot, ndërsa personi i tretë do të merret në ditët në vijim, por theksoi se ajo që është më e rëndë është se ata kanë thithur tym.
“Të tre pacientët janë në gjendje kritike. Nuk mund të themi se i kanë shpëtuar rrezikut, pasi ndonëse kanë djegie kryesisht në fytyrë dhe duar, kanë thithur edhe tym, me sa duket kanë qëndruar në zonën ku ka ndodhur aksidenti për një kohë të gjatë, pra kanë dëmtime të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, që mund të përkeqësojë gjendjen dhe ecurinë e shëndetit të tyre, që me shumë gjasa do të jetë afatgjatë. Ne po bëjmë gjithçka mundemi, kemi kapacitete, kemi mbështetjen e gjithë stafit të spitalit që të mund të bëjmë më të mirën për këta pacientë të rinj”, deklaroi drejtori i Departamentit të Djegieve.
Dy persona të tjerë të plagosur janë transportuar për në Selanik dhe janë shtruar në Spitalin Ushtarak 424, ndërsa tre persona të tjerë po marrin mjekim në Athinë që nga mbrëmja e djeshme.
Të Tjera
Rend i ri, kërcënimet e Trump e kanë shkundur Europën
Nga Preç Zogaj Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive,...
Rehabilitimi i Ukrainasve në RMV/ Shkupi shqyrton propozimin, Pendarovski – ideja e Zelenskit e pranueshme!
Agjencia e Lajmeve MIA ka pyetur Kabinetin e Presidentit nëse ka mbërritur kërkesa zyrtare për qendra rehabilitimi për ushtarët e...
Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit
Sot rreth orës 10:45, në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një...
I thonë se me EVN nuk ia del, por Sahiti kërkon të drejtën e tij për të pasur rrymë (Video)
“Unë nuk kuptoj, ky shtet a është i EVN-së apo i qytetarëve”; “Edhe pse krejt pagesat i kam bërë, ashtu...
Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua...
Vazhdon eksodi në Tetovë, këtë vit ka 1300 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme
Trendi i mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti...
Average Rating