
Humbën jetën në tragjedinë e Koçanit, nesër bëhet varrimi i anëtarëve të bendit “DNK”
Anëtarët e grupit DNK të cilët humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan do të varrosen gjatë ditës së nesërme. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski do të varroset në varrezat e qytetit në Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të muzikës, Sara Projkovska në varrezat në Lisiçe. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristit të bendit, Gjorgji Gjorgjiev do të bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë.
Nga familja e Andrej Gjorgjieskit njoftuan se varrimi do të bëhet në orën 10, ndërsa nga Fakulteti i muzikës në faqen e tyre në Fejsbuk publikuan se varrimi i Projkovskës do të bëhet në varrezat në Lisiçe në orën 12.
Nga shkolla fillore e muzikës “Boro Xhoni” ku ishte i punësuar Gjorgjiev kanë konfirmuar informacionin se ai do të varroset në varrezat e qytetit në Strumicë. Paraprakisht eshtrat do të ekspozohen në Kapelën e qytetit nga ora 12, ndërsa nesër në orën 10 punonjësit e shkollës së muzikës do të mbajnë seancë komemorative.
Në kishën në Novosellë të Shtipit, trupat e Filip Stevanovskit dhe Aleksandar Kolarovit, pjesë të grupit DNK do të ekspozohen nga ora 9 deri në orën 11, ndërsa në të njëjtën kohë trupi i Aleksandër Efremovit i cili poashtu ishte pjesë e bendit do të ekspozohet në kishën “Sh. Troica” në Shtip.
Të Tjera
Tragjedia në Koçan, një ndër më të rëndat që nga pavarësia e Maqedonisë
16 marsi iu shtua datave të zeza apo librit të tragjedive të Maqedonisë. Në vetëm 6 vitet e fundit që...
Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut?
59 të vdekur dhe 155 të lënduar – ky është rezultati i hidhur i zjarrit në qytetin Koçan në Maqedoninë...
Arrestohet për ryshfet udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në Mavrovë
MPB Maqedoni njofton se është arrestuar udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostusësh, i cili është...
Izet Zeqiri: Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi!
Akademiku Izet Zeqiri ka komentuar arrestimin e një personi zyrtar në Mavrovë për marrje të ryshfetit. Zeqiri pas këtij rasti...
Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.03.2025), nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e SPB...
Ky është Jovan Kostadinov, ka shpëtuar 21 jetë në ngjarjen tragjike në Koçan, ja rrëfimi prekës i një nëne!
21 vjeçari Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili me aktin e tij heroik, në natën e tmerrshme në Koçani, ku...
Average Rating