
Pronari i një klubi nate në Kumanovë arrestohet, policia gjen mjete piroteknike
Kumanovë – Policia ka arrestuar pronarin 58-vjeçar të një klubi nate në Kumanovë, pasi brenda objektit të tij janë gjetur mjete piroteknike.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë një kontrolli të zhvilluar në kuadër të aksioneve për mbikëqyrjen e klubeve të natës dhe kabareve, forcat policore të Sektorit për Punë të Brendshme (SVR) Kumanovë kanë kapur në flagrancë personin me inicialet T.V (58), teksa transportonte pajisje kundër zjarrit nga vetura e tij drejt klubit.
Më pas, policia ka ushtruar kontroll brenda lokalit dhe ka zbuluar mjete piroteknike, të cilat janë sekuestruar menjëherë.
Pronari i klubit është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të një avokati është marrë në pyetje. Inspektorët e mbrojtjes dhe shpëtimit kanë lëshuar gjoba administrative dhe kanë urdhëruar pezullimin e aktivitetit të klubit deri në eliminimin e shkeljeve të konstatuara. Për rastin është informuar edhe prokurori publik.
Organet e rendit vazhdojnë aksionet për kontrollin e lokaleve të natës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.(INA)
Të Tjera
Tragjedia në Koçan, një ndër më të rëndat që nga pavarësia e Maqedonisë
16 marsi iu shtua datave të zeza apo librit të tragjedive të Maqedonisë. Në vetëm 6 vitet e fundit që...
Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut?
59 të vdekur dhe 155 të lënduar – ky është rezultati i hidhur i zjarrit në qytetin Koçan në Maqedoninë...
Arrestohet për ryshfet udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në Mavrovë
MPB Maqedoni njofton se është arrestuar udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostusësh, i cili është...
Izet Zeqiri: Pa u pastruar nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e saj kot e kemi!
Akademiku Izet Zeqiri ka komentuar arrestimin e një personi zyrtar në Mavrovë për marrje të ryshfetit. Zeqiri pas këtij rasti...
Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.03.2025), nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e SPB...
Ky është Jovan Kostadinov, ka shpëtuar 21 jetë në ngjarjen tragjike në Koçan, ja rrëfimi prekës i një nëne!
21 vjeçari Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili me aktin e tij heroik, në natën e tmerrshme në Koçani, ku...
Average Rating