Vdekja e Vedat Ademit në Spitalin e Kumanovës, Taravari: Ekip i ekspertëve do të gjykojnë faktet

Read Time:57 Second

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është prononcuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 32-vjeçarit Vedat Ademi në Spitalin e Kumanovës, përcjell TV21. Ministri njofton se ka urdhëruar një ekip ekspertësh nga Ministria të vlerësojnë faktet dhe nëse ka pasur lëshim nga ana e ekipit mjekësor, kërkon dënim të rreptë për të njëjtin.

Shkrimi i plotë i Taravarit:

Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova.

Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.

32 vjeçari quhej Vedat Ademi.Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër…

I shpreh ngushëllimet e mia familjes!

Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!

Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!

Kam urdhëruar një ekip ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësishtë!

Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Edhe kryeministri edhe unë si ministër i Shëndetësisë kemi për detyrim t’i vizitojmë pacientët
Next post SPGM dhe ShGM kërkojnë shpjegim se pse gazetarët u morën në bisedë informative