
Arrestohet për ryshfet udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në Mavrovë
MPB Maqedoni njofton se është arrestuar udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostusësh, i cili është kapur duke marrë ryshfet.
“Sot (19.03.2025), nëpunësit policorë kanë arrestuar S.E., udhëheqës i Sektorit për urbanizëm dhe veprimtari komunale në kuadër të Komunës Mavrovë dhe Rostushe. Ai është kapur në objekt hotelerik në Shkup gjatë pranimit të ryshfetit. Gjegjësisht, ai ka kërkuar ryshfet prej 13.000 euro dhe ka premtuar se do të aprovohet projekti urbanistik për ndërtimin e apartamenteve dhe kapacitetet akomodimi, kurse duhej të paguante në disa këste. Personi është arrestuar gjatë realizimit të pagesës së këstit të parë në objektin në Shkup, pasi paraprakisht ishin përpunuar në aspekt tekniko-kriminalistik”.
“Gjithashtu, është kryer bastisje e personit dhe veturës zyrtare dhe janë gjetur lëndë në interes të hetimit. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Marketing
Të Tjera
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë: Kemi miell për Gazën vetëm edhe për gjashtë ditë
Njëra nga ofrueset më të mëdha të ndihmave ushqimore në Gaza, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, paralajmëroi të...
Shteti lulëzon kur llogaridhënia e përgjegjësia funksionojnë!
Ajo për të cilën më së shumti kanë pasur nevojë qytetarët e këtij vendi ka qenë funksionimi i shtetit. Mungesa...
RIHAPET PLAGA KUMANOVARE! Kërkohet drejtësi edhe për Almirin e vogël që u shtyp me makinë
Familjari i Almir Aliut, katër vjecarit i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga Boban Iliq ka...
Kryqi i Kuq: Deri më tani janë mbledhur 43.149.360,00 denarë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë ishte pjesë e organizimit të varrimit të personave që humbën jetën tragjikisht nga...
Të dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60...
38 të lënduar u dërguan jashtë shtetit përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së
38 të lënduar nga zjarri në Koçan janë dërguar për trajtim jashtë vendit përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit...
Average Rating