Kritika për hetimet e zjarrit në Koçan!

Read Time:2 Minute, 19 Second

Hetimet për zjarrin tragjik në Koçan, i cili mori jetën e 59 personave, kanë nxitur kritika të forta nga profesorë universitarë dhe analistë politikë. Profesori universitar Gordan Kallajgjiev në një postim në rrjetet sociale thotë se Mickoski po përpiqet të fitojë politikisht dhe të shmangë përgjegjësitë morale.

1. Kryeministri personalisht ndërhyn shumë dhe e përdor rastin për të fituar pikë politike, e sidomos për të shmangur përgjegjësinë morale personale;

2. Është shumë herët për të konkluduar nëse është bërë profesionalisht hetimi.

3. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike nuk janë shumë të koordinuara (Ministria e Punëve të Brendshme kërcen si kllesh para gomarit – në Kodin Penal thuhet qartë se për ngjarje kriminale, konferencat për media drejtohen nga Prokuroria Publike).

4. Selektiviteti në dyshimet me arrestimin e ish-zyrtarëve dhe

5. Ndalimet nën presionin e publikut dhe jo për arsye ligjore dhe para mediave në pranga etj. Nuk do ta bëjnë atë që kanë premtuar…”, ka shkruar ai në Facebook.

Në një reagim tjetër, profesori i drejtësisë Tito Beliçanec theksoi se hetimet janë nën ndikimin e presionit publik dhe se është e papranueshme që kryeministri dhe organet politike të raportojnë për procesin, në vend që ta bëjë këtë prokuroria që është institucioni përkatës.

Paraburgimi nën presionin e publikut: “Prokuroria raporton për hetimin, jo kryeministri dhe policia të cilët janë përfshirë deri në fyt në ngjarjen tragjike”, shkruan Tito Beliçanec.

Reagim ka pasur edhe analisti Visar Ademi, i cili në rrjetin social Facebook ka marrë disa shembuj në Evropë të rasteve të tilla. Ai tha se ka disa ngjashmëri me ngjarje të tjera tragjike që kanë ndodhur në rajon, siç është rasti i zjarrit në klubin e natës “Colectiv” në Bukuresht, ku pas një tragjedie të ngjashme, qeveria rumune u detyrua të japë dorëheqjen pas protestave masive.

Pas zjarrit tragjik në klubin e natës “Colectiv” në Bukuresht më 30 tetor 2015, ku humbën jetën 32 persona dhe shumë të tjerë u plagosën, disa zyrtarë të lartë dhanë dorëheqjen mes protestave masive publike. Kryeministri Victor Ponta njoftoi dorëheqjen e tij më 4 nëntor 2015, duke thënë:

“Unë kam detyrimin të shoh dhimbje legjitime në shoqëri.”

Ai pranoi kërkesat e publikut për llogari dhe shpresoi se dorëheqja e tij do të kënaqte kërkesat e protestuesve.

Gjithashtu dha dorëheqjen edhe kryetari i qarkut ku ndodhej klubi Colectiv, Cristian Popescu Piedone. Ai pranoi përgjegjësinë morale për incidentin dhe tha:

“Unë marr përgjegjësi morale. Për përgjegjësinë ligjore do ta lë drejtësinë të vendosë.”

Ka reaguar edhe avokatja Begova e cila ka pyetur: Pse është arrestuar Kreshnik Bekteshi dhe pse po mbahet në paraburgim?

Në rrjetin social X ka reaguar edhe analisti Arsim Zekolli i cili ka publikuar një foto të kryeministrit Mickovski dhe ministrit të Brendshëm Toshkovski dhe ka shkruar: Dita e 4, ata refuzojnë dorëheqjen – Fytyrat e korrupsionit. /tvklan.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Gjashtë fëmijë të moshës nën 18 vjeç ishin në mesin e të vrarëve nga zjarri në Koçan
Next post Pamje në varrezat e Koçanit, që nga mëngjesi po përgatitet varrimi i 30 nga 59 viktimat