Kundërspin: Parada e Mickoskit dhe Taravarit nëpër spitale është populizëm i pastër

Read Time:4 Minute, 28 Second

Sipas cilit ligj, kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë janë të detyruar të vizitojnë pacientët në gjendje të rëndë – fizike dhe mendore, pas një aksidenti kaq tragjik si në diskotekën e improvizuar të Koçanit që Ministri i Brendshëm e quajti stallë? Na vjen keq, por ky është populizëm i pastër. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për paradën nëpër spitale që nuk ishin në gjendje të ofronin kujdesin adekuat për një numër të madh pacientësh, kështu që për fat të mirë, vendet fqinje, rajoni dhe Evropa më gjerë – nga Greqia në Suedi, hapën zemrat e tyre dhe dyert e spitaleve të tyre për të shpëtuar fëmijët tanë, për të cilin ne jemi pafundësisht mirënjohës, shkruan Vërtetmatësi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, tek të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen me djegie të rënda në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, shprehet si vijon:

Nuk do të doja që ne t’i politizonim këto momente. Për mua si ministër i Shëndetësisë, para së gjithash është e rëndësishme që pacientët të jenë gjallë dhe të shëndoshë në këto momente krize. E kam ndarë para disa ditësh në rrjetet sociale se fytyrat e pacientëve nuk duhet të keqpërdoren. Shpresoj që ne si qeveri t’i përmbahemi rreptësisht kësaj, kur i vizitojmë pacientët. Dua të them edhe një herë se si kryeministri ashtu edhe unë si ministër i Shëndetësisë kemi detyrim të shkojmë të vizitojmë pacientët që janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Ata që kanë djegie më të lehta, pra të shkallës së parë, nuk na duhet gjë tjetër përveç maskës, dhe ata që janë në terapi intensive, ka rregulla si këtu dhe jashtë vendit dhe edhe sikur të donim nuk mund të hynim pa u veshur siç duhet.

 

Kundërspin: Ministri Arben Taravari thotë se si ministër i Shëndetësisë, ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski e kanë pasur obligim që të vizitojnë pacientët e lënduar nga zjarri i tmerrshëm në diskotekën e improvizuar në Koçan, të cilën ministri i Brendshëm e ka quajtur “stallë”. Ai thekson gjithashtu se për të vizituar pacientët me djegie të shkallës së parë nuk kërkohet asgjë tjetër përveç maskës, ndërsa për ata që janë në terapi intensive ka rregulla të veçanta. Ministri nuk dëshiron që e gjithë situata me aksidentin në Koçan të politizohet, por në të njëjtën kohë po e spinon vetë.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari/ Foto: Nga facebook-u i kryeministrit
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari/ Foto: Nga facebook-u i kryeministrit
Por sipas cilit ligj, akt apo rregullore kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë kanë detyrimin për të vizituar pacientët? Sidomos pacientët në gjendje të rëndë, fizike dhe mendore, pas një aksidenti tragjik si ai i Koçanit. Të paktën nuk kemi gjetur detyrime kaq të rrepta të kryeministrit dhe ministrit në rregulloret që rregullojnë punën e kryeministrit dhe të ministrave.

Po, thuhet se kryeministri menaxhon punën e Qeverisë, është përgjegjës për punën e saj, se ministri në mënyrë të pavarur menaxhon ministrinë për të cilën është zgjedhur, e monitoron atë dhe është përgjegjës për zbatimin e ligjeve, dhe janë renditur një mori obligime-detyrash të tjera, por nuk ka asgjë që kryeministri dhe ministrat duhet të shëtisin e të fotografohen nëpër spitale.

Kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e tjerë – jo vetëm këta, por të gjithë ata që kanë “parakaluar” tridhjetë vitet e fundit – kanë detyrimin të sigurojnë që ne të kemi një jetë normale, dinjitoze, mundësinë e trajtimit kur kemi nevojë dhe të mos lejojnë të përsëristen tragjeditë në të cilat njerëzit digjen të gjallë. Në Koçan janë djegur për vdekje 59 fëmijë që janë larguar nga shtëpia për t’u argëtuar, 178 janë lënduar, nga të cilët mbi 100 janë transferuar për mjekim jashtë vendit në spitale nga Greqia deri në Suedi. Taravari po ashtu thotë se ata dhe kryeministri e kanë pasur obligim të vizitojnë të lënduarit. Na vjen keq, por ky është populizëm i pastër. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për paradën nëpër spitale që nuk ishin në gjendje të ofronin kujdesin adekuat për një numër të madh pacientësh, kështu që për fat të mirë, vendet fqinje, rajoni dhe Evropa më gjerë hapën zemrat e tyre dhe dyert e spitaleve të tyre për të shpëtuar fëmijët tanë, për të cilën jemi pafundësisht mirënjohës.

Nuk ka njeri në vend (dhe më gjerë) që të mos jetë prekur nga tragjedia e Koçanit dhe padyshim që edhe kryeministri edhe ministri bashkëndjejnë dhe janë të pikëlluar nga e gjithë kjo situatë. Është humane të tregosh shqetësim për të plagosurit, qoftë edhe të shkosh “në heshtje” dhe pa bujë në spitale (natyrisht, ata nuk kanë pse të shkojnë realisht në reparte) për të marrë informacion nga afër dhe personal për gjendjen e pacientëve. Por nuk kanë pse të bëjnë dramë – kamera, foto, deklarata për media… Padyshim që për një vizitë të tillë mund ta informonin publikun përmes një komunikate për media.

Kjo, për ta thënë më butë, duket e papërshtatshme dhe pa shije për pikëllimin kolektiv që ka kapluar kombin.

Dhe, si paralele me mënyrën sesi në një sistem normal, njerëzit me integritet në profesionin e tyre përballen me ndërhyrjet në spitale të këtij lloji, është mirë të shikohet kjo video e vitit 2011 e kryeministrit të atëhershëm britanik, David Cameron, e cila po shpërndahet këto ditë në rrjetet sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
Next post Konkursi i përsëritur në Entin e Statistikave, ishin planifikuar 10 shqiptarë, por u pranuan 14 maqedonas