Ky është Jovan Kostadinov, ka shpëtuar 21 jetë në ngjarjen tragjike në Koçan, ja rrëfimi prekës i një nëne!

Read Time:1 Minute, 24 Second

21 vjeçari Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili me aktin e tij heroik, në natën e tmerrshme në Koçani, ku humbën jetën 59 persona ka shpëtuar 21 jetë. Falënderim për këtë vepër heroike ka dërguar një nënë, fëmija e të cilës është një nga të shpëtuarit.
“Me mirënjohje të madhe dhe respekt të thellë emocional, do të doja të shkruaj pwr veprwn heroike të Jovan Kostadinovit nga Vinica, i cili jo vetëm që shpëtoi jetët e 21 fëmijëve në ngjarjen tragjike në klubin e natës në Koçani, por gjithashtu shpëtoi edhe djalin tim. Në momentet më të errëta të panikut dhe kaosit, kur të gjithë ishin të hutuar dhe të frikësuar, Jovani u shfaq si një dritë shprese. Pa hezituar, e mori djalin tim që ndodhej nën rrënojat e diskotekës dhe e mbajti mbi shpinë, duke e çuar përmes flakëve dhe tymit deri në spitalin e Koçanit, me qëllim që ta shpëtonte, ndërsa të gjithë të tjerët rreth e rrotull po iknin dhe po luftonin për jetën e tyre.
Jovani është një hero i vërtetë – një djalë i ri me një zemër të madhe dhe një guxim të jashtëzakonshëm, i cili e rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar jetët e të tjerëve.
Jovan, ty të detyrohem për mëngjesin e ri, buzëqeshjen e re, shpresën e re dhe jetën e re të djalit tim. Për ty nuk ka fjalë që mund ta shprehin mirënjohjen dhe respektin tim. Faleminderit nga thellësia e zemrës.
Më ke dhënë dhuratën më të madhe që mund ta marrë një nënë – i ke shpëtuar jetën fëmijës tim. Do të mbetesh përgjithmonë në lutjet e mia dhe në zemrat tona, qëndron në postimin në Facebook. /SHENJA/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Konkursi i përsëritur në Entin e Statistikave, ishin planifikuar 10 shqiptarë, por u pranuan 14 maqedonas
Next post Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre