BDI: Kryetarë komunash, deputetë, inspektorë dhe funksionarë ishin mysafir të rregullt në diskotekën që u djeg në Koçan

Read Time:2 Minute, 3 Second

Kaluan shtatë ditë dhimbjeje, heshtjeje dhe solidariteti ditë kur e gjithë shoqëria iu përkul kujtimit të 59 jetëve të reja që u shuan në mënyrë tragjike, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga atje thonë se për shkak të respektit kanë heshtur deri më tani.

“Që në momentin e parë të tragjedisë, ndërsa zjarri ende nuk ishte shuar, ndërsa qytetarët në shok kërkonin përgjigje dhe shpresë, pamë se si krerët e pushtetit në vend që të tregojnë dhembshuri nisën një ndjekje politike.

Në vend të informimit, dolën me akuza. Në vend të qetësisë, me kërcënime. Gishtin e drejtuan te tjetri, te e kaluara, te ata që nuk janë pjesë e tyre.

Pa pritur faktet, ata aktivizuan makinën e propagandës për zhvendosjen e fajit.

U ndërtua një narativ sipas cilës licenca e dhënë vite më parë e ka fajin dhe u bë bazë për arrestimin e një ish-ministri – me pranga, kamera dhe ballina gazetash.

Edhe pse të gjithë e dinë se licencat nuk janë të përhershme, nuk vazhdojnë automatikisht, të gjithë e dinë se kanë kaluar vite që kur kanë skaduar, dhe madje edhe ajo konkrete e falsifikuara kishte përfunduar tre ditë para tragjedisë.

Të gjithë e dinë se objekti ishte mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike disa muaj më parë, dhe shumë shpejt më pas ishte rihapur në mënyrë të paligjshme.

Të gjithë e dinë se në objekt rregullisht kishte numër të tejkaluar vizitorësh, dhe se atë natë kishte mbi 650 persona në një hapësirë me kapacitet prej 300 vetash.

Të gjithë e dinë se objekti frekuentohej rregullisht nga të mitur, ashtu si edhe natën fatale, madje deri në orën 3 të mëngjesit.

Të gjithë e dinë se në ato mbrëmje përdorej rregullisht piroteknikë, dhe të gjithë e kishin të qartë se kjo bëhej pa leje nga policia, ashtu siç ishte përdorur piroteknika edhe natën e tragjedisë.

Dhe më e rëndësishmja, të gjitha institucionet lokale, nga policia te inspektoratet, e kishin ditur këtë, e kishin parë, por nuk kishin guxuar të reagojnë”, thonë nga BDI.

Nga atje shtojnë se nga kryetarë komunash, deputetë dhe kryetarë degësh të partive, e deri te inspektorë, komandantë dhe funksionarë, të gjithë ishin mysafirë të rregullt, në lidhje të ngushta me pronarin dhe ekipin e tij, të gjithë e kishin të qartë se pas këtij objekti qëndronin njerëz të fuqishëm që e mbronin, dhe për këtë arsye askush nuk duhej të bëjë pyetje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Sot lirohen 16 pacientë për trajtim në shtëpi, gjatë javës pritet kthimi i 8 pacientëve nga jashtë
Next post Hetimet për tragjedinë në Koçan/ Angazhohen 11 Prokurorë – në pyetje merren 300 dëshmitarë