Kuvendi i anulon të gjitha aktivitetet për këtë javë për shkak të tragjedisë në Koçan

Read Time:45 Second

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke përfshirë edhe brifingun me gazetarë për shkak të tragjedisë në Koçan, bën të ditur Pres shërbimi i Kuvendit

Vendimi është miratuar në koordinimin e sotëm të mbajtur në Kuvend ku morën pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, nënkryetarja Vesna Bendevska dhe koordinatorët e VMRO DPMNE-së, LSDM-së, VLEN-it, ZNAM-it dhe partisë “E Majta”, si dhe përfaqësues i Qeverisë dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.

“Të pranishmit njëzëri u pajtuan që duke pasur parasysh ndjenjat e të gjithë qytetarëve pas tragjedisë në Koçan, duke shprehur nderimin për të gjithë viktimat dhe shpresën se të lënduarit do të kthehen në gjendje të mirë shëndetësore sa më shpejt, Kuvendi t’i anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune, duke e përfshirë edhe brifingun me gazetarët”, thuhet në komunikatë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Hetimet për tragjedinë në Koçan/ Angazhohen 11 Prokurorë – në pyetje merren 300 dëshmitarë
Next post Protestat / Mickoski: Ka tentativa për keqpërdorimin e revoltës qytetare