
Takim liderësh – kërkesa e Filipçes/ Qeveria: Jemi të gatshëm, ende ska ftesë zyrtare/ BDI: Të merren parasysh kërkesat tona, pastaj flasim!
Kreu i Lidhjes Social Demokrate ka zbuluar se javën që vjen si kryetar i opozitës do të thëras takimin e liderëve, takim në të cilin sipas Filipçes do të diskutohet për masat reale dhe reformat që duhet t’i bëj vendi, pas tragjedisë në Koçan.
Filipçe ka njoftuar se në këtë takim mes tjerash do të kërkojë edhe ndërtimin sa më të shpejtë të Qendrës Klinike.
VENKO FILIPÇE – LSDM
“Javën e ardhëshme do të thërras takim liderësh në Kuvend, me liderët e partive më të mëdha politike. Në këtë takim do e zbuloi edhe planin tim që mendoj se duhet dhe e kemi detyrim ta bëjmë për vendin. Të bëjmë atë që realisht duhet ta bëjmë, reforma në sistemin e drejtësisë. Të bëjmë atë që është e nevojshme, ta ndryshojmë shëndetësinë dhe të fillojmë me ndërtimin e Qendrës Klinike”.
Qeveria shprehet e gatshme për një takim të tillë të liderëve megjithatë thotë se deri tek ata ende nuk ka zyrtarisht një ftesë të tillë dhe se për këtë kanë dëgjuar vetëm nga mediat.
Qeveria
“Nuk ka arritur ende një ftesë zyrtare, as që ka iniciativë nga LSDM-ja. Ka paralajmërime vetëm nga mediumet. Momentet e këtilla na obligojnë qasje serioze. Qeveria dhe kryeministri janë të hapur për çfarëdo propozimi dhe iniciative që ka për qëllim të ndihmojë”.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes nënkryetarit Osmani thotë se para se të realizohet takimi, duhet të përmbushen kërkesat e BDI-së.
BUJAR OSMANI – NËNKRYETAR I BDI-SË
Çka do flasim mes liderëve kur liderët i ke nëpër pres konferenca duke bërë hetimet vet. Kujtoj se kjo është, rruga institucionale, Komision parlamentar ekip ekspertësh nga Komisioni Europian, iniciativa të tjera që do ti shpallim gjatë ditëve në vijim dhe pastaj mund të bisedojmë për takim liderësh.
Ndryshe, kërkesa për takim të liderëve e shpalosur nga Filipçe vjen pas akuzave të shumta që opozitarët, LSDM dhe BDI kanë adresuar deri tek Qeveria për mënyrën se sip o rrjedhin hetimet pas tragjedisë në Koçani, ku jetën e humbën 59 persona. /tvklan.mk/
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating