Dalja nga VLEN dhe dorëheqja nga pozita e ministrit! Çfarë e pret Taravarin ?!

Read Time:1 Minute, 22 Second

Koalicioni VLEN po përballet me një tension të brendshëm të shkaktuar nga mospajtimet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.

Shkruan POPULLI.mk

Ndërkohë që të gjitha partitë e tjera në këtë koalicion—Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa janë të vendosura të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale, Taravari insiston që ASH të dalë e vetme në listat për këshilltarë. Ky qëndrim ka krijuar përçarje brenda VLEN-it dhe ka sjellë mospajtime mes tij dhe liderëve të tjerë të koalicionit: Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit.

Në mesin e këtyre përplasjeve, është ngritur çështja nëse Arben Taravari do të largohet nga VLEN. Sipas disa informacioneve që ka siguruar POPULLI.mk, në rast të një vendimi të tillë, tre deputetë të ASH – Rijad Shaqiri, Salim Sulejmani dhe Mimoza Musa nuk do të ndiqnin Taravarin në një bashkëpunim të mundshëm me Ali Ahmetin.

Kjo do të thotë se një largim i tij do të linte ASH-në e Taravarit të përçarë dhe me një ndikim të reduktuar në skenën politike.

Situata mbetet e tensionuar, veçanërisht pasi Taravari raportohet se ka pasur përplasje jo vetëm me partnerët e tij në VLEN, por edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Të dhënat që ka siguruar POPULLI.mk sugjerojnë se në ditët në vijim mund të ketë zhvillime të reja, duke përfshirë edhe një dorëheqje të mundshme të Taravarit nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Në rast se kjo ndodh, do të jetë një sinjal i qartë për një rikonfigurim të skenës politike dhe një krizë të mundshme brenda ASH-së dhe VLEN-it vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale, por ndoshta edhe ato parlamentare (të parakohshme).

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Kush e ka radhën”, protestoi para parlamentit: Kërkojmë publikimin e dokumenteve të diskotekës “Puls”
Next post Fronti Europian dërgoi kërkesë zyrtare tek Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan