
Faton Ahmeti reagon përsëri për vendimin e padrejtë ndaj Bekteshit: Kjo nuk është drejtësi, është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë
Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti edhe njëherë ka reaguar lidhur me vendimin për të mbajtur brenda në paraburgim ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Sipas Ahmetit, Kabare Klubit i ka skaduar licenca nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024, katër muaj para se Kreshniku ta përfundojë mandatin si ministër
Më tej, ai sqaron se afro një vit pasi Kreshniku nuk është më në detyrë, përkundër që objekti s’ka pasur licencë aktive, dhe përkundër që është bërë ndryshim funksioni, fajin po ia atribuojnë atij, e jo atyre që aktualisht kanë përgjegjësi institucionale.
Postimi i plotë:
Absurditet pa kufij.
Kabare Klubit i ka skaduar licenca nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024, katër muaj para se Kreshniku ta përfundojë mandatin si ministër.
Në verën e po të njëjtit vit, 2024, objekti ka marrë leje për renovim, dhe pas ndërhyrjeve, është shndërruar në një diskotekë – pra ndryshim i qartë i funksionit.
Tani, afro një vit pasi Kreshniku nuk është më në detyrë, përkundër që objekti s’ka pasur licencë aktive, dhe përkundër që është bërë ndryshim funksioni, fajin po ia atribuojnë atij, e jo atyre që aktualisht kanë përgjegjësi institucionale.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë!
Të Tjera
Blerim Sejdiu del kundër Arben Taravarit!
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa ka komentuar qasjen kritikuese që Arben Taravari ka deklaruar ndaj...
Në Gostivar vendoset pamkarda: Drejtësi për Kreshnikun!
Në aksin rrugor nga Gostivari për në Kërçovë e Mavrovë, te ura në hyrje të qytetit të Gostivarit, mbrëmjen e...
Kush mund ta ndihmojë kandidatin e VLEN-it në Tetovë?
Zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit nuk do të jenë vetëm lokale sepse do ta detirminojnë edhe fatin...
Mickoski: Qeveria është stabile, kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Taravarin
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha se qeveria është stabile dhe se ka komunikim të shkëlqyer me partnerin e koalicionit...
Kocevski mbetet kryeprokuror!
Këshilli i Prokurorëve Publik nuk e mbështeti mendimin për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, përcjell TV21. Tre anëtarë votuan pro...
Filipçe i dërgon ftesën Mickoskit: Duhet të bisedojmë për reformat
Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon krijimin e një forme të re të dialogut politik që do të rezultojë me...
Average Rating