
“Kush e ka radhën”, protestoi para parlamentit: Kërkojmë publikimin e dokumenteve të diskotekës “Puls”
Lëvizja qytetare “Kush e ka radhën” sot ka protestuar para Kuvendit, duke kërkuar drejtësi për viktimat e tragjedisë në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 196 u plagosën, shkruan Portalb.mk.
Protestuesit, simbolikisht, sollën karrige dhe pankartë ku shkruante: “Parlamenti është në seancë, ju lutemi për zhurmë” – duke aluduar në vendimin e deputetëve për të mos mbajtur seancë pas aksidentit.
“Ne si qytetarë jemi të frustruar nga mosveprimi i Kuvendit. Jo vetëm këto dy javë, ai është vazhdimisht pasiv. Derisa deputetët janë me pushime, vendosëm të mblidhemi dhe të diskutojmë për problemet”, tha Borjan Eftimov nga Lëvizja.
Ai bëri një kërkesë publike pranë institucioneve që të publikojnë dokumentacionin e plotë për funksionimin e diskotekës “Puls”. Kjo kërkesë i drejtohet: Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit për Urbanizëm, Pushtetit Lokal në Koçan, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Organit Konsultativ për Parandalim në Koçan.
“Ne po kërkojmë që dokumentacioni të publikohet për të parë nëse është kryer mbikëqyrje adekuate e funksionimit të diskos gjatë viteve,” shtoi Eftimov.
Përveç “Puls”, lëvizja bëri thirrje për transparencë edhe në raste të tjera, përfshirë tragjeditë me Besa Trans, Durmo Tours, Onkologjinë dhe spitalin modular.
Nga Lëvizja “Kush e ka radhën?” theksuan se kanë përgatitur kërkesa specifike për inspektoratet.
Të Tjera
Aktivistët e Mexhitit, Kasamit dhe Ibrahimit po e sulmojnë Taravarin në rrjetet sociale!
Shprehja e pakënaqësive të Arben Taravarit ndaj koalicionit VLEN ku dhe ai bën pjesë, nxiti reagimin e shumë komentuesve në...
Arrestohet për marihuanë 34 vjeçari nga Tetova
Me datë 31.04.2025 në ora 19:05 në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga...
Fetai: BDI është strumbullari i stërkeqes që e ka kapluar shtetin dhe shqiptarët
Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se BDI është strumbullari...
Rasti në Koçan, Ademi: Kreshnik Bekteshi po përndiqet politikisht!
Për arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona, Arbër Ademi nga...
Elon Musk shet platformën sociale X për 33 miliardë dollarë
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se ka shitur platformën sociale X te xAI, kompania e tij e inteligjencës artificiale. Musk...
Varësia nga ChatGPT është në rritje: Kujdes! Këto janë pasojat e mundshme
Sipas studiuesve, përdoruesit që përdorin shpesh ChatGPT për biseda jopersonale, duke përfshirë kërkimin e këshillave, shpjegimet konceptuale dhe ndihmën për...
Average Rating