
BDI: Agjencia “Rubikon” ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan
BDI kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetet dhe përgjegjësinë e agjencisë së sigurimit “Rubikon” në natën tragjike në Koçan.
Nga BDI thonë se kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme.
“Prandaj, qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta:
Kush janë klientët e tjerë të “Rubikon”?
A kanë pasur kontrata të rregullta sigurie dhe sigurues të licencuar?
A ka kryer ndonjëherë MPB inspektim ose kontroll mbi këtë agjenci?
A po mbrohet kjo kompani për shkak të lidhjeve të saj me pushtetin?
A është e vërtetë që kjo agjenci i shantazhon kompanitë që ta angazhojnë, duke u mburrur me lidhjet e saj të ngushta me autoritete të larta partiake?
Në vend që ta përdorë drejtësinë për të goditur kundërshtarët politikë, qeveria duhet të japë llogari për dështimet e saj dhe për ata që vërtet mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi.
BDI kërkon një hetim të plotë, të paanshëm dhe të drejtë për këtë rast, si dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë lejuar një situatë të tillë të ndodhë”, thonë nga BDI.
Nga BDI shtojnë se qytetarët meritojnë të vërtetën, jo lojëra politike dhe mbulim të skandaleve.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating