
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar dy bashkëpartiakët e tij, ish-ministrin Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtorin Bekim Maksuti, të cilët ndodhen në paraburgim padrejtësisht në burgun e Shutkës. Ahmeti këtë e quan si një hakmarrje politike dhe se kjo padrejtësi do të marrë fund së shpejti, shkruan ai.
“Dje, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, dy shokët tanë, Kreshniku dhe Bekimi, ish-funksionarë publikë, nuk e festuan pranë familjeve të tyre. Ata e pritën këtë ditë të madhe pas grilave të burgut të Shutkës, si të burgosur politikë. Në vend që të ishin pranë fëmijëve të tyre, duke ndarë gëzimin e festës, ata e kaluan këtë ditë në qeli, padrejtësisht të privuar nga liria. Ndërkohë, familjet e tyre, me zemër të thyer, e pritën Bajramin mes dhimbjes dhe mungesës, të vetëdijshëm se kjo nuk është drejtësi – kjo është hakmarrje politike.
Ne, bashkë me Kreshnikun dhe Bekimin, besojmë fort se kjo padrejtësi do të marrë fund, shumë shpejt! Por kjo nuk do të harrohet. Do të mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e këtij vendi, një kujtesë e hidhur se edhe sot, në shekullin e 21-të, pas gjithë fjalëve boshe për demokraci, barazi dhe drejtësi, ndëshkimi politik por edhe ai etnik vazhdon të jetë realiteti ynë.
Kjo nuk është vetëm çështje e Kreshnikut dhe Bekimit – kjo është një çështje që prek çdo qytetar që beson në barazi, sepse kur padrejtësia bëhet normë për një, bëhet kërcënim për të gjithë! Sot janë ata pas grilave, nesër mund të jetë kushdo! Por le të jetë e qartë: e vërteta mund të shtypet përkohësisht, por nuk mund të shuhet. Drejtësia vonon, por kurrë nuk dështon!”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në FB.
Të Tjera
Kallasi viziton për herë të parë Ballkanin Perëndimor, nuk vjen në RMV
Nga data 7 deri më 9 prill, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëherazi...
Arben Taravari takoi presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shoqëruar nga Sakretari i Përgjithshëm i partisë Blerant Ramadani, kanë takuar sot presidentin...
“Ateron” aeroplani i parë nga Zvicra në Tetovë, mërgimtarët letër Bilall Kasamit
Jemi në rrugën që përfundon në mesin e fushave dhe nuk ka fund. Jemi në rrugën që Bilall Kasami u...
“Marshi për engjujt”, banorët e Koçanit protestuan për të kërkuar drejtësi për viktimat nga tragjedia me zjarrin
Me moton “Marshi për engjujt” në orën 12:15, me simbolikën e reagimit të vonuar, nisi një marsh proteste që u...
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takoi Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Shkup është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, por edhe me...
Spasovski: Të ketë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit, hetimi është i dyshimtë
“Më e rëndësishmja tani është që hetimi të japë përgjigje për pyetjet për tragjedinë në Koçan dhe të përcaktojë përgjegjësinë”,...
Average Rating