
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar dy bashkëpartiakët e tij, ish-ministrin Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtorin Bekim Maksuti, të cilët ndodhen në paraburgim padrejtësisht në burgun e Shutkës. Ahmeti këtë e quan si një hakmarrje politike dhe se kjo padrejtësi do të marrë fund së shpejti, shkruan ai.
“Dje, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, dy shokët tanë, Kreshniku dhe Bekimi, ish-funksionarë publikë, nuk e festuan pranë familjeve të tyre. Ata e pritën këtë ditë të madhe pas grilave të burgut të Shutkës, si të burgosur politikë. Në vend që të ishin pranë fëmijëve të tyre, duke ndarë gëzimin e festës, ata e kaluan këtë ditë në qeli, padrejtësisht të privuar nga liria. Ndërkohë, familjet e tyre, me zemër të thyer, e pritën Bajramin mes dhimbjes dhe mungesës, të vetëdijshëm se kjo nuk është drejtësi – kjo është hakmarrje politike.
Ne, bashkë me Kreshnikun dhe Bekimin, besojmë fort se kjo padrejtësi do të marrë fund, shumë shpejt! Por kjo nuk do të harrohet. Do të mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e këtij vendi, një kujtesë e hidhur se edhe sot, në shekullin e 21-të, pas gjithë fjalëve boshe për demokraci, barazi dhe drejtësi, ndëshkimi politik por edhe ai etnik vazhdon të jetë realiteti ynë.
Kjo nuk është vetëm çështje e Kreshnikut dhe Bekimit – kjo është një çështje që prek çdo qytetar që beson në barazi, sepse kur padrejtësia bëhet normë për një, bëhet kërcënim për të gjithë! Sot janë ata pas grilave, nesër mund të jetë kushdo! Por le të jetë e qartë: e vërteta mund të shtypet përkohësisht, por nuk mund të shuhet. Drejtësia vonon, por kurrë nuk dështon!”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në FB.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating