
Zv/ministrja e Sportit, Safije Shahini reagon për incidentin në Kumanovë: Institucionet të zbardhin rastin!
Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini ka reaguar në lidhur me incidentin që ka ndodhur mbrëmë gjatë ndeshjes ndërmjet KB Kumanovës dhe KB Çairit 2030.
Shahini thotë se ngjarjet janë një kujtesë serioze për domosdoshmërinë e një reagimi të qartë institucional kundër gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve në sport.
“Si zëvendësministre e Sportit, dënoj çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve.
Sporti është garë dhe pasion, jo mjet për përçarje. Kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij.
Sporti duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve – dhe mbi të gjitha, e institucioneve”, ka shkruar zv/ministrja Shahini.
Të Tjera
VLEN nën akuzat e ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni
Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për heshtje...
Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mkse ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e...
Pas akuzave të kryetares së Shkupit, Toshkovski paralajmëroi rënimin e objekteve pa leje në Çair dhe Saraj
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë kanë filluar aksion dhe janë duke mbledhur dëshmi për ndërtimet pa leje...
Taravari: Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta – VLEN harroi pse erdhi në pushtet
Shqiptarët aktualisht janë në ditët e tyre më të errëta në Maqedoninë e Veriut, ndërsa VLEN ka harruar se në...
Selimi: Tetova nuk do të votojë më për asfalt e fasada, Kasami peng i Mickoskit
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes politike të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe...
BDI për Ligjin për kazinotë: VLEN premtoi mbyllje totale, solli prani totale
BDI ka reaguar në lidhje me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili dje kaloi në Qeveri. Nga...
Average Rating