LSDM: Truproja e Mickoskit u dha informacione sekrete njerëzve në Gërçec!

Read Time:57 Second

Nga LSDM thonë se ka dyshime se njerëzit më të afërt Hristijan Mickoskit janë në koordinim me, siç thonë ata, “botën e krimit”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se Angel Samarkov, sigurim i Mickoskit, u ka dhënë informacione personave të caktuar në Gërçec, pyesin nëse i njëjti është dërguar për të përcjellë informacione, sepse theksojnë se ai personalisht sipas përgjegjësive të tij nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale.

“Sigurimi i Mickoskit është i përbërë nga kriminelët më të mëdhenj në vend, të cilët ai personalisht i ka përzgjedhur për ato pozita. Këtu shtrohet pyetja:

A është ai personalisht i përfshirë dhe a i drejton proceset kriminale në vend? Vetëm pak muaj më parë, shefi i tij i sigurimit rrahu zyrtarin e policisë dhe pengoi aksionin e policisë kundër drogës – një ngjarje që Ministria e Brendshme u përpoq ta mbulonte.

Dje, zgjedhja e tij personale për sigurimin, Angel Samarakov, u kap duke u dhënë sekrete zyrtare njerëzve nga Gërçeci. Ministria e Brendshme tentoi të fshihte skandalin gjatë gjithë ditës, por nën presionin e mediave që mësuan të vërtetën, u detyruan të dalin me informacione për publikun”, thonë nga LSDM.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Pakënaqësia ndaj funksionimit të VLEN-it, fakt i pamohueshëm! Duhet për çdo gjë të konsultohen katër kryesi
Next post Taravari: S’e kemi plan të dalim prej Qeverie!