Taravari: Pakënaqësia ndaj funksionimit të VLEN-it, fakt i pamohueshëm! Duhet për çdo gjë të konsultohen katër kryesi

Read Time:51 Second

Arben Taravari vlerëson se qytetarët janë të pakënaqur nga puna e VLEN-it, por jo edhe nga puna e qeverisë, përcjell TV21. Shton se brenda koalicionit shqiptar në pushtet nuk ka sinkronizim të mirë.

“Se ka njëfarë pakënaqësie prej funksionimit të VLEN-it brenda qeverisë, ky është fakt i pamohueshëm. Se njerëzit janë të kënaqur prej funksionimit të qeverisë, edhe ky është fakt i pamohueshëm, kështu që unë mendoj se desinkronizimi ynë brenda VLEN-it, mendoj se është problemi kryesor dhe na duhet sinkronizim më i mirë”, deklaroi Taravari.

Taravari për siç thotë ai. sinkronizimin jo të mirë në VLEN, e sheh fajin edhe te numri i madh i partive.

“Jemi të desinkronizuar, disi…katër parti, shihni , një parti po ka probleme, kur jeni katër parti, duhet për çdo gjë të konsultohen katër kryesi, katër përfaqësues të partive dhe ky është problem që na ka bërë vështirësi këto 9 muaj deri sa jemi në qeveri. Unë mendoj se koordinimi jo shumë i mirë i le këto pasoja”, tha Taravari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani: VLEN po bën punë anti-shqiptare, u vendosën në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së
Next post LSDM: Truproja e Mickoskit u dha informacione sekrete njerëzve në Gërçec!