
Thellohet kriza demografike në Itali, ulet në mënyrë drastike numri i lindjeve
Instituti Kombëtar i Statistikave i Italisë (ISTAT) ka bërë të ditur se lindjet e reja në vend shënuan një rekord të ri në vitin 2024, duke e zhytur Italinë në një krizë demografike në dukje të pakthyeshme.
Sipas të dhënave nga ISTAT, vitin e kaluar lindën 370 mijë foshnja, duke shënuar rënien vjetore të 16-të radhazi dhe më e ulëta e regjistruar që nga unifikimi i vendit në vitin 1861.
Ndërkohë, vendi regjistroi 281 mijë vdekje më shumë se lindjet në vitin 2024 dhe si rrjedhojë popullsia italiane ra me 37 mijë, duke shkuar në 58.91 milionë, respektivisht në përputhje me një tendencë të gjatë 10-vjeçare.
Rënia demografike ka sfiduar shumë qeveri të njëpasnjëshme të Italisë, duke përfshirë atë aktuale të kryesuar nga kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, e cila nuk ka arritur të frenojë këtë tendencë.
ISTAT gjithashtu tha se 191 mijë italianë u shpërngulën jashtë vendit vitin e kaluar, duke përfaqësuar shifrën më të lartë këtë shekull dhe një rritje prej 20 për qind nga një vit më parë, edhe pse ISTAT tha se ndryshimi rregullator mund të jetë një faktor kyç që shpjegon rritjen e mprehtë.
Vitin e kaluar, Italia vendosi gjoba për italianët që jetojnë jashtë, të cilët nuk u regjistruan si emigrantë në vendin e huaj ku jetojnë, gjë që mund të ketë çuar shumë italianë të rregullojnë pozicionet e tyre.
Të huajt në vitin 2024 përfaqësonin 9,2 për qind të popullsisë së Italisë, përkatësisht 5.4 milionë njerëz.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating