
Kush mund ta ndihmojë kandidatin e VLEN-it në Tetovë?
Zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit nuk do të jenë vetëm lokale sepse do ta detirminojnë edhe fatin e situatës në pushtetin qendror. Edhe pse duket që është shterrur diskutimi për çështjen e legjitimitet por mesa ngjanë sërish janë krijuar kushtet për ta rikthyer në fokus këtë temë. Agjencia e Lajmeve Zhurnal duke marrë për bazë të analizës rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Tetovë, dhe atyre parlamentare të vitit që lamë pas, sjellë konkluzionin që VMRO-DPMNE partia më e madhe në vend dhe aktualisht në pushtet luan rol edhe në përzgjedhjen e kandidatëve shqiptar në komunat shqiptare. Rast analize sot është marrë Komuna e Tetovës, shkruan Zhurnal.
Cili ishte rezultati në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Tetovë?
Zgjedhjet lokale të fundit janë mbajtur më 31 tetor të vitit 2021 me çka kanë garuar partitë politike për të parin e komunës dhe me listat e tyre për këshilltarë. Më poshtë mund të shihni rezultatin e zgjedhjeve në listat për këshilltarë.
Nga këto rezultate Lëivzja Besa ka arritur të sigurojë 8.367 vota, koalicioni ASH-AAA 3912, nga ana tjetër BDI 10.114 vota. Lëvizja Besa fitoi me këtë rezultat edhe pse një vit më vonë sërish kishte zgjedhje për këshilltarë në po këtë komunë. VMRO-DPMNE në këto palë zgjedhje kishte arritur të sigurojë 4.062 vota, pra, më shumë sesa koalicioni ASH-AAA.
Cili ishte rezultati i votave bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Tetovë?
Për ta pasur më të qartë gjendjen e votuesve në Tetovë mund të marrim për bazë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, një vit më herët, 8 maj 2024, për ta pasqyruar se me ndihmën dhe bashkëpunimin e kujt mund të arrihet drejt fitores.
Në këto zgjedhje partitë politike ishin të etabluar në dy opisione, VLEN dhe BDI. Në VLEN pjesëmarrëse ishin 4 parti politike, dhe VV-ja. Derisa në krahun tjetër e vetme ishte BDI. Diferenca ishte jashtëzakonisht e ulët më pak se një mijë vota.
VLEN ka marr 17.160 vota, Fronti Evropian 16.219 vota. Ndërkaq, VMRO 7.660 vota. Nga këto rezultate qartësisht mund të kuptojmë se përkrahja e cilës parti politike mund ta thellojë diferencën, ta sigurojë fitoren ose t’i përmbys fituesit e zgjedhjeve të fundit.
Kujtojmë që, nuk është matematikë apo llogaritje e komplikuar për të gjetur faktorin kryesor që determinon edhe fitoren e radhës në Komunën e Tetovës e që është partia në pushtet VMRO-DPMNE. Mbeten të shihen edhe zhvillimet tjera që do të ndodhin muajve në vijim por ajo që është çështje numrash është analizuar lartë se cila parti politike mund të sigurojë fitoren e një kandidati shqiptar në Tetovë. /Zhurnal.mk
Average Rating