
VLEN: BDI s’ka hallin e drejtësisë, por të vëmendjes mediatike
BDI luan rolin e viktimës përpara kamerave, por edhe këtë herë u kapën në mashtrim. Dorëzuan nismë për komision hetimor me vetëm 16 deputetë, ndërkohë që Kushtetuta kërkon së paku 20. Pra, ose nuk e dinë Kushtetutën, ose thjesht duan shoë mediatik!
E vërteta është e thjeshtë: BDI nuk e ka hallin e Kreshnik Bekteshit, as të drejtësisë për Koçanin. Ata qajnë vetëm për një gjë – vëmendjen që po u ikën çdo ditë!
Madje, nuk janë në gjendje as ta konsolidojnë grupin e vet parlamentar, të ashtuquajturin “Front Evropian”. Nga 18 deputetë që ka ky lloj Fronti arritën të sigurojnë vetëm 16 firma – kjo flet më shumë se çdo deklaratë për gjendjen e brendshme në këtë grupim. Kur s’mund t’i bindin as deputetët e vet, si mund të kërkojnë drejtësi publike?
E në këtë panik politik që po i kaplon çdo ditë, BDI është e gatshme të shkojë deri në fund – të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe të përpiqet të shkaktojë krizë politike, vetëm për të shpëtuar vetveten dhe për të shmangur përgjegjësinë që po e afrohet.
Ndërkohë, VLEN është e vendosur që e vërteta të mos manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë, jo vetëm për ato që BDI i përdor për propagandë – nga Llaskarca, spitali modular në Tetovë, Besa Trans, e deri te Koçani. Nuk do të lejojmë që BDI të luajë rolin e selektorit të dhimbjes dhe të drejtësisë!
Të jemi të qartë: VLEN dëshiron që Kreshnik Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, sepse pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne nuk duam që asnjë shqiptar të mbajë barrën për tragjedi. Por këtë e vendos drejtësia, jo BDI, jo politika!
Të Tjera
Spasovski: Të ketë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit, hetimi është i dyshimtë
“Më e rëndësishmja tani është që hetimi të japë përgjigje për pyetjet për tragjedinë në Koçan dhe të përcaktojë përgjegjësinë”,...
Mickoski takon kongresmenët amerikan Turner dhe Sanchez
Në ambasadën amerikane në Shkup në prani të ambasadores Aggeler, kryeministri Mickoski dhe ministri i Mbrojtjes Misajlovski kanë pasur takim...
Regjistrohet një rast i ri me kollën e keqe në Kumanovë
Një rast i ri me kollë të keqe është raportuar në periudhën nga data 28 mars deri në ditën e...
26 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë
Sot shënohet përvjetori i 26-të i masakrës së Rezallës në Skenderaj. Forcat serbe më 5 prill 1999 ekzekutuan 98 shqiptarë,...
Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Shkup-Tetovë. Ekipet e policisë janë në terren dhe po...
Është publikuar lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ku ndodhet Maqedonia e Veriut?
Rangimi i “Nomad Capitalist” për vitin 2025 e ka vendosur Irlandën si shtetin me pasaportën më të fuqishme në botë....
Average Rating