
Blerim Sejdiu pyet Taravarin: Nëse VLEN nuk ka fuqi, pse funksionarët e tij pranuan poste?
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që përpiqen të zvogëlojnë rolin e kësaj force politike në Qeveri. Sipas tij VLEN ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimarrje dhe se nuk do të lejojë që individë të pakënaqur të dëmtojnë imazhin e saj për interesa personale.
“E para, VLEN është faktor kyç në Qeveri – VLEN është pjesë thelbësore e Qeverisë dhe përfaqësuesit tanë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Nuk ka vend për narrativa që përpiqen të zvogëlojnë rolin e VLEN-it. Këto përpjekje do i bëjmë të dështojnë!
E dyta, sa i përket “koordinimit” mes VLEN, nëse ka çështje që kërkojnë përmirësim në koordinim, ato duhet të trajtohen brenda VLEN-it, dhe jo nëpërmjet deklaratave publike që dëmtojnë pozitën e përbashkët. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike individuale.
E treta, funksionarët që japin dorëheqje ose bëjnë deklarata të tilla si “e provuam por nuk ia dolëm”, atëherë është çështje e paaftësisë së tyre personale dhe jo e VLEN-it. VLEN nuk mund të mbajë përgjegjësi për dështimet e individëve.
E katërta, fundja roli i Taravarit është përgjegjësi e tij – nëse Taravari pretendon se VLEN nuk ka fuqi, atëherë pse funksionarët e tij pranuan poste? Kjo tregon një qëndrim kontradiktor që duhet të sqarohet nga ai dhe nga njerëzit e tij, jo nga VLEN.
E pesta, duhet mbajtur përgjegjësi politike –pra, funksionarët duhet të sillen me përgjegjësi dhe lojalitet ndaj misionit të VLEN-it. Nëse nuk janë të kënaqur, kanë të drejtën të largohen, por nuk kanë të drejtë të dëmtojnë strukturën që u dha mundësinë të kontribuojnë”, ka numëruar Sejdiu.
Të Tjera
Drejtori i Spitalit “13 Nëntori” në pranga për ryshfet, ASH distancohet dhe kërkon hetim të shpejtë
Muhsin Arifi, drejtor i Institutit Shëndetësor Publik “13 Nëntori” në Shkup dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët, është arrestuar nga...
Takimi 3 orë i VLEN-it pa marrëveshje
Takimi i mbrëmshëm i krerëve të koalicionit VLEN ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët...
Ali Ahmeti takohet me ambasadoren e Republikës së Kroacisë
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim të...
Taravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë vetëm një ditë në javë
Kryetari i ASH-së, njëherë edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në “Click Plus” në TV21 tha se koalicionit VLEN i...
Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup
Sërish panik në Shkup – këtë mëngjes janë raportuar kërcënime për bomba në dy shkolla të mesme. Sipas MKD.mk, dy...
Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21
Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari,...
Average Rating