
Durmishi: Moralisht jam i pastër, kam bërë revizion ad-hok dhe kam kërkuar që autoritetet të shohin punën në Ministrinë e Ekonomisë
Që nga fillimi si ministër i Ekonomisë dhe Punës kam kërkuar nga Enti Shtetëror i Revizionit që të bëjë kontroll të institucionit dhe të shohim se çfarë trashëgoj. Fatkeqësisht, katër ditë para tragjedisë në Koçan, ESHR është në Ministrinë e Ekonomisë dhe po bënte analiza. Moralisht jam i pastër. Kam bërë një revizion ad-hok dhe kam kërkuar nga organet kompetente që të vijnë dhe të shohin punën që është bërë në Ministrinë e Ekonomisë”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, si është procedura për dhënien e licencave për aktivitete hoteliere, Durmishi, në Kuvend tha, se i ka shpjeguar në detaje fazat që duhet të kalojnë për dhënien e licencave, dhe ka theksuar se ka thënë se Ministria e Ekonomisë nuk ka kompetencë për të kontrolluar.
“Inspektorati Shtetëror duhet të paraqesë raport, por ka pasur një periudhë kalimtare tre mujore për t’u transferuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe të dorëzojë raport për punën gjashtëmujore”, theksoi Durmishi.
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating