
Forumi i procesit të Ballkanit në Sofje/ Presidenti Begaj ndalon në Shkup për takime me zyrtar të vendit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është nisur ditën e sotme për në Sofje të Bullgarisë, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë “Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.
Por, rrugës për në Sofje, Presidenti Begaj është ndalur në Shkup, ku ka realizuar takim me Kryeparlamentarin, Afrim Gashi, Zv/Kryeministrin Izet Mexhiti dhe Zv/Kryeministrin për politika dhe sundim të mire, Arben Fetai.
Sic thuhet në një njoftim, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në kuadër të rrugëtimit të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin 8, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. /tvklan.mk/

Të Tjera
Taravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë vetëm një ditë në javë
Kryetari i ASH-së, njëherë edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në “Click Plus” në TV21 tha se koalicionit VLEN i...
Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup
Sërish panik në Shkup – këtë mëngjes janë raportuar kërcënime për bomba në dy shkolla të mesme. Sipas MKD.mk, dy...
Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21
Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari,...
Taravari: Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin
Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN...
Gashi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Romëve
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për Ditën e Romëve. “Me...
Sela takohet me presidentin e Shqipërisë: Biseduam për situatën e shqiptarëve në RMV
Kryetari i Aleancës për Shqipëtarët, Ziadin Sela në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot në Tiranë është...
Average Rating