
Mexhiti mungon në Kuvend, Bexheti i dërgon porosi: Është në Vizbeg, aty ku ka vendosur “bilborde”! Le t’i numërojë sa kazino ka hapur ose sa ka mbyllur!
Blerim Bexheti nga Fronti Europian ka reaguar pasi edhe përkundër njoftimit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nuk ishte prezent në Kuvend gjatë fillimit të pyetjeve të deputetëve që i parashtron opozita, përcjell TV21. Bexheti kërkoi që të ndërmerren masa ndaj Mexhitit, sepse sipas tij, ai vazhdimisht mungon në pyetje deputetësh, ndërsa tha se ai gjendet në Vizbeg.
https://www.facebook.com/share/v/15x9kpUKV7/
“Vetëm të ju informoj kolegë Blerim Bexheti se shërbimet e kanë kontaktuar ministrin e Mjedisit Jetësor, i cili paralajmëroi që për shkurt kohë do të jetë prezent në sallë. Urdhëroni”, njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.
“Sipas Rregullores, ai që ka paralajmëruar është i obliguar, por, le të rrijë në Vizbeg, aty ku i ka vendosur “bilborde”, le t’i numërojë kazinotë. Sa ka hapur, ose sa ka mbyllur. Ai duhet të respektojë deputetë dhe të vijë. Normalisht, nuk do të parashtrojë pyetje për atë sepse në disa raste mungon në pyetje deputetësh dhe ju si nënkryetar dhe kryetar duhet të ndërmerrni masa. Ai le të vazhdojë me “bilbordet” e tij dhe le t’i numërojë kazinotë në zonën në Vizbeg.”, tha Bexheti./tv21.tv
Të Tjera
Jep dorëheqje antari i këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike
Antari i këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike Sejdi Jahiu ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion në LD. Statusi i plotë:...
Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë”
Kryeministri Hristijan Mickoski të shtunën pritet të marrë pjesë në hapjen e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Bllacë”, transmeton...
VLEN i reagon BDI-së për Bogoevskin
Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj komunikatës së BDI-së, sa i përket emërimit të Petar Bogoevskit si drejtor Agjencisë për...
Më pak nxënës, më shumë mësues!
Një shqetësim që po del në pah është rritja e numrit të mësuesve ndërkohë që numri i nxënësve është duke...
Skandal: Shkelësi i vlerave të BE-së Petar Bogojeski u emërua në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet
Në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Evropiane dhe Mobilitet të Maqedonisë së Veriut është emëruar Petar Bogojeski, qëndrimet e...
Bilall Kasami paguan afër 2 milionë euro rroga për militantët e BESËS, reagon Faton Ahmeti
Që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës me premtimin e madh që do të shkurtojë numrin e...
Average Rating