
Mexhiti mungon në Kuvend, Bexheti i dërgon porosi: Është në Vizbeg, aty ku ka vendosur “bilborde”! Le t’i numërojë sa kazino ka hapur ose sa ka mbyllur!
Blerim Bexheti nga Fronti Europian ka reaguar pasi edhe përkundër njoftimit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nuk ishte prezent në Kuvend gjatë fillimit të pyetjeve të deputetëve që i parashtron opozita, përcjell TV21. Bexheti kërkoi që të ndërmerren masa ndaj Mexhitit, sepse sipas tij, ai vazhdimisht mungon në pyetje deputetësh, ndërsa tha se ai gjendet në Vizbeg.
https://www.facebook.com/share/v/15x9kpUKV7/
“Vetëm të ju informoj kolegë Blerim Bexheti se shërbimet e kanë kontaktuar ministrin e Mjedisit Jetësor, i cili paralajmëroi që për shkurt kohë do të jetë prezent në sallë. Urdhëroni”, njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.
“Sipas Rregullores, ai që ka paralajmëruar është i obliguar, por, le të rrijë në Vizbeg, aty ku i ka vendosur “bilborde”, le t’i numërojë kazinotë. Sa ka hapur, ose sa ka mbyllur. Ai duhet të respektojë deputetë dhe të vijë. Normalisht, nuk do të parashtrojë pyetje për atë sepse në disa raste mungon në pyetje deputetësh dhe ju si nënkryetar dhe kryetar duhet të ndërmerrni masa. Ai le të vazhdojë me “bilbordet” e tij dhe le t’i numërojë kazinotë në zonën në Vizbeg.”, tha Bexheti./tv21.tv
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating