Zejdi vlerëson se takimi Mickoski – Filipçe, është produkt i nacionalizmit maqedonas dhe projekteve antishqiptare

Read Time:1 Minute, 0 Second

Takimi i sotëm mes Mickoskit dhe Filipçes, pa praninë e përfaqësuesve shqiptarë, nuk është vetëm një përjashtim i shqiptarëve nga proceset vendimmarrëse, por një sinjal alarmues i tendencave nacionaliste maqedonase që vazhdojnë të minojnë bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.⁣


Në vend që të angazhohen për ndërtimin e një shteti multietnik dhe gjithëpërfshirës, liderët maqedonas po rikthejnë politikat e vjetra të nacionalizmit, ku shqiptarët trajtohen si faktor dytësor në shtet. Përjashtimi i përfaqësuesve shqiptarë nga një takim i këtij niveli konfirmon se në prapaskenë mund të ketë marrëveshje për projekte që nuk përkojnë me interesat e barazisë dhe integrimit, por me një axhendë të fshehtë antishqiptare.⁣

𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐞𝐜ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐪𝐚𝐬𝐣𝐞 𝐭ë 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐩ë𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞. 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐧ë 𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫ë, 𝐩𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐤ë𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢. ⁣

Ky është momenti kur faktori politik shqiptar duhet të jetë i bashkuar dhe i qartë: çdo vendim që merret pa shqiptarët është një hap mbrapa për stabilitetin e shtetit dhe një tentativë për të rikthyer politikat diskriminuese të së kaluarës.⁣

𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐢 𝐩ë𝐫𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧! 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡ë 𝐦𝐞𝐬 𝐧𝐣ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫ë𝐬 𝐨𝐬𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐚𝐫𝐞𝐧ë 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐧𝐱𝐢𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐦𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐚𝐬!” – shkruan Skender Rexhepi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Avziu njofton se shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN-it nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së
Next post BDI për takimin Mickoski – Filipçe: Në skenën publike do të demonstrohet koalicioni monoetnik