
“Ateron” aeroplani i parë nga Zvicra në Tetovë, mërgimtarët letër Bilall Kasamit
Jemi në rrugën që përfundon në mesin e fushave dhe nuk ka fund. Jemi në rrugën që Bilall Kasami u bë meme dhe gaz i botës duke tentuar që të tallet me tetovarët ndërsa ata e tallën më pas.
Jemi në këtë rrugë që Bilall Kasamit i duket si Aeroport, ndërsa tetovarët pyesin se ku do ti parkojë avionët.
E deri sa ne bëjmë lajmin “vinë” një avion nga Zvicra, ky avion ka edhe një letër.
Letër nga mërgata tetovare!
I dashur kryetar, para se Tetovën ta bësh me Aeroport po të pyesim Publikisht?
Pse e shite Monopollin me 1 euro m2?
Pse e shite NPK-në dhe bëre pazar në dëm të tetovarëve me Saubmarcherin ku faturat e mbeturinave janë më shtrejntë se në Zvicër, ndërsa Tetova ende është pa ujë?
Pse e shite Ndriçimin publik ku komuna ka humbur 15 milionë euro ndërsa lagjet e Tetovës janë në terr?
Pse i mashtrove Ballistët për stadiumin dhe u mundove me shit edhe stadiumin e vjetër?
Pse i shite parkingjet tek NPk-ja dhe tenton të shesësh tek VERO?
Pse lejon që të ndërtohen ndërtimet e egëra, kush merr banesa nga kabineti yt dhe Lëvizja BESA?
Pse lejon në Kodrën e Diellit ndërtimin e vikendshtëpizave e më pas i legalizon ato me dorën tënde?
Sa e shite fushën e Tenisit?
Sa fitove nga legalizimi i Restorant Princit?
Tetori krytear është afër, Tetova nuk shitet dhe dhe ska burrë që do ta shes, por edhe ti s’mundesh me e shit!
https://www.facebook.com/share/v/1FWh7JAFue/
Të Tjera
Llukarevska: Hetimi për tragjedinë e Koçanit është selektiv
“Pas tragjedisë së 16 marsit në Koçan, rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon selektivitet dhe jotransparencë. Familjet në Koçan dhe...
LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit
LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit. Sipas opozitës maqedonase Qeveria ka vendosur...
Ambasadori Kuqi: Nuk kam asgjë për të fshehur, jam i pastë para Zotit dhe ligjeve të vendit
Ambasadori i tanishëm i RMV në Norvegji Driton Kuqi përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot organet...
Tragjedia në Koçan, thirren në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012
Mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme për tragjedinë në Koçan ka thirrur në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë...
Gruaja raporton dhunë fizike dhe dëmtim të telefonave nga partneri në Saraj
Më 10.04.2025, në ora 15:00 në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se më...
Mexhiti: Me “One Stop Shop” nisim një histori të re bashkëpunimi mes dy vendeve
shtë përuruar pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin...
Average Rating