“Marshi për engjujt”, banorët e Koçanit protestuan për të kërkuar drejtësi për viktimat nga tragjedia me zjarrin

Read Time:1 Minute, 13 Second

Me moton “Marshi për engjujt” në orën 12:15, me simbolikën e reagimit të vonuar, nisi një marsh proteste që u organizua nga familjarët e viktimave në zjarrin tragjik në Koçan.

“Një pyetje. Kush e vrau engjullin tim, kush e vrau heroin tim, kush i shkrumboi këto engjëj” – ishte pyetja e një nëne të viktimës së zjarrit në Koçanë, që ua parashtroi institucioneve kompetente, në përfundim të protestës së sotme në Koçanë të organizuar nga familjet e viktimave.

Pas një orë heshtje, marshimi, lot dhe britma, qytetarët e Koçanit bashkë me familjet e viktimave shtruan pyetje për gjyqësorin se kush ua mori më të dashurit e tyre.

Pa thënë asnjë fjalë, mesazhet e tyre i dërguan përmes parullave “Kjo nuk është aksident, është vrasje”, “Sistemi korruptiv vrau fëmijtë tanë”, “Marshi për 59-të engjujt” e të ngjashme.

Vendtubimi ishte “Parku i Revolucionit”, pas çka qytetarët marshuan drejt Qendrës Tregtare, duke u ndalur tek lokali I pronarit të diskotekës “Puls” dhe në heshtje nderuan viktimat. Më pas vazhduan para ndërtesës së Komunës së Koçanës, Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

“Marshi i familjarëve të të ndjerëve nuk është për të mbështetur sigurimin, por kryesisht dhe ekskluzivisht për të respektar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi” – thuhej në njoftimin e organizatorëve.

Organizatorët e këtij marshi të protestës ishin familjarët e viktimave, të cilët me fotografi të më të dashurve të tyre dhe me parrulla dolën të marshojnë rrugëve të Koçanit për shkak të reagimit të vonuar institucional.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takoi Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin
Next post “Ateron” aeroplani i parë nga Zvicra në Tetovë, mërgimtarët letër Bilall Kasamit