
Taravari: Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin
Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së.
Taravari për ”CLickPlus” tha se edhe deputetët e tjerë nga koalicioni VLEN kanë komunikim me BDI-në.
“Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI.
Nëse jo me Ali Ahmetin?
Ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent. Edhe deputetët tanë në Kuvend kanë komunikim. Besoj edhe të Besës, jo që janë të izoluar. Unë nuk them se unë insistoj dhe se se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku janë 1.5 milionë e ku në Parlament janë 120 deputetë, është normale se do të komunikojnë”, tha Taravari.
Duke folur për zgjedhjet lokale dhe listat e këshilltarëve, Taravari ka vlerësuar se në Gostivar dhe Vrapçisht mund të fitojë që në rundin e parë.
“Unë e di se në Gostivar dhe Vrapçisht qëndrojmë relativisht mirë dhe me ndihmë të disa partive pak më të vogla mund të kalojmë në rund të dytë po se po, por edhe të fitojmë që në rund të parë”, tha Taravari./TV21/
Të Tjera
VLEN shqyrton seriozisht mundësinë e listave të përbashkëta me VMRO-DPMNE – Eksperimenti i dytë
Në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është hapur një debat i ri strategjik: koalicioni VLEN, pjesë e shumicës...
Faton Ahmeti: KF Shkëndija, gjithë zemrat me ju
Faton Ahmeti nga BDI ka shkruar për klubin tetovar Shkëndija, njofton Top24.mk. Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në...
Bajram Rexhepi tregon të vërtetën e Shkollës së Sellcës
Bajram Rexhepi Shkolla fillore “Rilindja” në Sellcë nuk është projekt i kësaj qeverisjeje komunale. Është rezultat i një procesi të...
Shkarkohet drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, ja kush emërohet
Pas një sërë skandalesh dhe kaosi të vazhdueshëm në Spitalin Klinik të Tetovës ku janë publikuar nga portali TS, sot...
Shtabi i hapur, kandidati Mendi Qyra nuk vjen – nis “çuditshëm” fushata e VLEN-it në Strugë
Fushata zgjedhore në Strugë nisi me një ngjarje që më shumë ngjalli kureshtje sesa entuziazëm. Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht shtabin...
Shantazh ndaj të miturës, arrestohet 20-vjeçari në Tetovë – Abuzim edhe ndaj një 12-vjeçarje nga Gostivari
Në orën 14:00 në Tetovë, efektivët e SPB Tetovë arrestuan R.R. (20) nën dyshimin për shantazh ndaj një të miture...
Average Rating