
Trupi i pajetë i Aleksandar Karadakoskit, është sjellë në Maqedoni dhe do të varroset nesër në Koçan
Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktima e 60-të nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, është transportuar dje nga Lituania në Maqedoninë e Veriut dhe më pas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Varrimi i Karadakoskit do të mbahet nesër (8 prill) në orën 14:00.
Karadakoski, pas zjarrit në diskotekë, ishte dërguar për trajtim në Lituani. Autoritetet shëndetësore në Maqedoni konfirmuan se ai ishte pacienti më kritik, me rreth 35% djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në kokë, qafë dhe duar. Rrugët e frymëmarrjes ishin dëmtuar rëndë me djegie në rreth 90% të tyre.
Gjendja e tij u përkeqësua më 1 prill dhe ishte vendosur në dializë për shkak të dështimit të veshkave. Ai ndërroi jetë më 4 prill.
Për autoritetet hetimore, Karadakoski ishte një nga të dyshuarit për zjarrin në “Puls”. Sipas informacioneve nga Prokuroria, ai ishte menaxher i firmës “MMMM Cafe DOOEL Koçani” që menaxhonte diskotekën. Karadakoski në fakt ishte menaxher vetëm në letër, ndërsa punonte në diskotekë.
Të Tjera
VLEN nuk do kërkojë shkarkimin e Bogojeskit si drejtor në Agjencinë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Kasami: Nuk kemi ndonjë shqetësim (Video)
Koalicioni VLEN nuk do të kërkojë shkarkimin e Petar Bogojeskit nga pozita e drejtorit të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore...
Ulen sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...
Kasami: I bindur jam se VLEN edhe në zgjedhjet lokale do të shkojë së bashku dhe do ta tregojë atë që e tregoi në zgjedhjet parlamentare
VLEN sot ka takim, ku duhet të definohen dilemat se si koalicioni do të paraqitet në zgjedhjet lokale. Bilall Kasami,...
Kjo është oferta që VLEN do t’i bëjë Taravarit
Almakos mëson ekskluzivisht detajet e ofertës që koalicioni VLEN pritet t’i paraqesë sot kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari....
Jep dorëheqje antari i këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike
Antari i këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike Sejdi Jahiu ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion në LD. Statusi i plotë:...
Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë”
Kryeministri Hristijan Mickoski të shtunën pritet të marrë pjesë në hapjen e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Bllacë”, transmeton...
Average Rating