Prokuroria me detaje për drejtorin e Spitalit Geriatrik, ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për shtrirjen e pacientit në spital

Read Time:59 Second

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa tjetri për ndihmë në kryerjen e asaj vepre penale.

I dyshuari i parë, si zyrtar – drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative në Shkup, në periudhën prej datës 19.03.2025 deri më 08.04.2025, në disa raste në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitime të konsiderueshme financiare për vete për kryerjen e veprës zyrtare që do të duhej ta kryente.

“Ai kërkoi ryshfet nga një dëshmitar në procedurë – ofrues i mbështetjes së përjetshme për një person që vuante nga disa sëmundje dhe i cili, sipas rekomandimeve mjekësore, i nevojitej kujdes spitalor në institucionin e lartpërmendur. Kur dëshmitarja kontaktoi institucionin për shkak se gjendja e pacientit po përkeqësohej, ajo u informua se pacienti ishte vendosur në listën e pritjes për pranim. Disa ditë më vonë ajo ka marrë telefonatë nga i dyshuari i dytë, i cili ka caktuar takim me drejtorin e institucionit më 19 mars 2025, në mbrëmje në një restorant në Shkup”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Drejtori i Spitalit “13 Nëntori” në pranga për ryshfet, ASH distancohet dhe kërkon hetim të shpejtë
Next post Dy persona arrestohen në Tetovë pasi u kapën me kokainë