
Taravarit i jepet një javë kohë, Mexhiti: Duam një ASH pa BDI-në
Taravari të ndajë mendjen, është ose jo VLEN, brenda një jave, tha kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti. Në intervistë për Alsat, Mexhiti tha se Taravari nuk ka marrë ultimatum ditën e fundit, siç pretendon ai, por se është njoftuar një ditë para festës së Bajramit.
“Ne që kemi përvojë politike, këtë e njohim si blerje të kohës dhe ne nuk jemi pa përvojë politike prandaj edhe e përshpejtuam iniciativën për shkrirjen e VLEN-it dhe i themi publikisht edhe tani, duam ta kemi pjesë të VLEN-it Aleancën për Shqiptarët por e duam një Aleancë që nuk e ka për opsion BDI-në”, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër.
Dhe deri kur e prisni vendimin?
“Proces është, kemi hyrë në këtë rrugë”, u përgjigj Mexhiti.
Se mos zgjasë deri në zgjedhjet lokale? A ka një afat?
“Unë mendoj se brenda një jave, më së shumti, kjo punë do të sqarohet sepse nuk ka kuptim ne ta lodhim opinionin tani jemi apo s’jemi VLEN”, u shpreh Mexhiti.
Mexhiti pranon se deklaratat e kreut të ASH-së janë kontradiktore. Megjithatë, nëse mbetet jashtë VLEN-it, Mexhiti thotë se Taravari duhet të shkojë aty ku është BDI-ja. Bashkëpunimi i Taravarit nga qeveria me BDI-në në opozitë, sipas Mexhitit, nënkupton që nesër ai do të sjellë fatura dhe kërkesa të BDI-së brenda koalicionit qeverisës.
“Nëse është problem VLEN-i, nëse është problem qeverisja, është më e udhës, ma burrërore të thuhet hapur, nuk dua bashkëpunim me ju, dua me BDI-në, por, atëherë duhet të shkojë te BDI”, theksoi Izet Mexhiti, zv.kryeministër.
Duhet të shkojë në opozitë? Megjithatë ai tha se ka biseduar me kryeministrin Mickoski që në qeverisje të vazhdojë duke pasur parasysh se ka grup parlamentar prej pesë deputetësh, duke i mbajtur pozitat që ka.
“Po këtu është problemi. Është një mish-mash i deklaratave kontradiktore. Duhet t’i pastrojmë dilemat brenda oborrit tonë, brenda VLEN-it. Ta sqarojmë jemi apo nuk jemi VLEN dhe mandej, jemi apo nuk jemi qeveri”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.kryeministër.
Mexhiti nuk përjashtoi rikonstrumin eventual të qeverisë edhe pse kryeministri ditë më parë, shkurt tha se nuk planifikohet një gjë e tillë. /Alsat.mk
Të Tjera
Bekteshi në burg, Neziri në shtëpi – mbrojtja i quan akuzat të pabaza
Avokati i ish-ministrave të ekonomisë, Bekteshi dhe Neziri, Elenko Milanov, pohon se licencat për “Pulse” që janë miratuar në mandatin...
Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
“Rruga drejt Bashkimit Evropian është shumë e gjatë, por nuk duhet të dorëzohemi, duhet të bashkohemi sepse kur jemi bashkë...
Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur...
Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe...
KRRE njofton se nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të...
E Majta propozon dyfishim të afatit për vjetësrsimin e veprave penale
Deputetët e Të Majtës sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë propozuar propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin...
Average Rating